Ekonomi

“Qeveria nuk duhet t’ua paguajë bizneseve rrogat e punëtorëve pas Koronavirusit”

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 22 March 2020

Drejtori i ORCA-s, Rron Gjinovci, po e kundërshton shefin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqin, i cili paralajmëroi që pagat prej 3.5 milionë eurove të sektorit të hotelerisë, restoranteve e kafiterive, mund të mos pagohen.

Kjo pasi sipas tij Qeveria po vonohet me pakon emergjente, shkruan gazeta inFokus.

Megjithatë, një gjë e tillë, që Qeveria t’i ndihmojë bizneset për të paguar pagat, po e kundërshton Rron Gjinovci.

-Advertisement-

Madje, ai ka dhënë një ide tjetër, që bizneset tash pas kësaj gjendje të fillojnë të paguajnë një lloj takse për Qeverinë e vendit, që në këso krizash të ndihmohen, shkruan gazeta inFokus.

“Kqyrni sa interesant! Tash fanatikët e Ekonomise se Tregut te Lire kerkojne shteti me u bo socialist. A nuk ish dasht me e dizajnu ekonomine qe ne fillim asisoj qe me ju pershtat kushteve edhe ne rrethana te tilla? Shembull, pse mos me fillu mas kesaj krize shteti me mledh ni takse te re nga bizneset dhe me kriju ni fond qe perdoret per situata te tilla? Taksapagusit qe menxi e kalojne mujin me ja mbrojt biznesmenit qe ndan profit per veti, biznesin nga falimentimi, eshte ne rastin ma tmire e pamoralshme”, ka shkruar Gjinovci.

Ndërsa edhe më i ashpër ka qenë me kërkesat që shteti t’ua paguajë punëtorëtë edhe bankave në Kosovë, shkruan gazeta inFokus.

“Ekstremistat e djathtë tash na thonë që shteti duhet me i pagu punëtort e Raifaisen bankës, Pro Credit bankës, TEB bankës etj. Këto janë të lirume nga tatimi në fitim (tatimi në dividentë), pra nuk pagujnë tatim për milionat e palume të aksionarëve. Nderkohe pritet qe na me pare tona, pra nga buxheti, me ua pagu puntort e kta me rujtë marzhën e naltë të fitimit. A po lodhni a qysh pe kaloni?”, ka thënë Gjinovci./Gazeta inFokus/

 

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy