Lajme

Qeveria në pritje të vendimit të ZRrE-së për tarifat e energjisë elektrike

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 22 March 2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se nuk do të ndërhyjnë në punë e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë teksa nga 1 prilli do të shtrenjtojë rrymën për 14 përqind.

Megjithatë, Kurti  tha se do të bëjnë të pamundurën si qeveri që ta bëjnë çmimin sa më të përballueshëm për qytetarët sa i përket energjisë elektrike.

“Ministrat e linjës kanë komunikuar dhe janë dakorduar dhe i kanë dhënë rekomandimet e tyre ZRrE-së në bashkëpunim me KEK-un sa i përket sektorit të energjisë e në veçanti sa i përket çmimeve të energjisë elektrike”.

-Advertisement-

“Çka zotohem është se në njërën anë nuk ju ndërhyjmë punës së institucioneve të pavarura për në anën tjetër do të bëjmë që t’ju lehtësojmë barrën qytetarëve me çmimet dhe sigurimin e energjisë sa më stabil”, tha Kurti gjatë një adresimi për media.

Kundër shtrenjtimit të rrymës ditë më parë ka dalë Presidenca.

Zyra e Presidentes së Kosovës i ka rekomanduar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që përpara marrjes së një vendimi final, të shqyrtohet seriozisht mundësia e shmangies së rritjes së tarifave të energjisë.

“Duke i konsideruar rrethanat e cekura më lart, ZPRK-ja rekomandon që në këtë shqyrtim të jashtëzakonshëm tarifor të vlerësohen mundësitë për shmangie të rritjes së tarifave duke inkurajuar komunikimin dhe koordinimin ndërinstitucional, me qëllim të sigurimit të subvencionimit të kostove shtesë të cilat kanë ndikuar në rritjen e vështirësive për operatorët e rregulluar”, ishte thënë në komentet e Presidencës  dërguar ZRrE-së.

Ndërkaq, në komentet e Qeverisë i kërkohej Zyrës së Rregullatorit që të ruhen amvisëritë dhe të përshtaten tarifat për bizneset.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera