Qeveria ndali mikrofonat kur u prezantuan informata për kontratën e Kosovës së Re, Vetëvendosje reagon
Autori: Gazeta inFokus
11:36 | 27 March 2019
Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur akt të paprecedentë mbylljen e mikrofonave tw martën në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës kur u prezantua një informatë për kontratën me Contour Global.
Sipas VV-së, përmes këtij veprimi, kryeministri Haradinaj e ka privuar publikun nga të dhënat për një çështje themelore siç është ajo e ndërtimit të termocentralit të ri.
“Ky projekt nuk kalon. Qeveria bën mirë të tërhiqet para se të jetë vonë dhe të gjenden në procese gjyqësore secili përgjegjës. Aktualisht Ministria e Ambientit veçse është paditur mbi dhënien me shkelje të pëlqimit mjedisor”, shkruhet në reagimin e Vetëvendosjes.
Tutje, ata kanë publikuar edhe disa arsye me të këqijat që sjell marrëveshja me Contour Global, sipas tyre.
Më poshtë, gjeni postimin e plotë të VV-së në lidhje me marrëveshjen me Contour Global, dhe të këqijat që sjell kjo marrëveshje, sipas tyre:
- 1.3 MILIARDË PËR 500MW [KOSOVA E RE] KRAHASUAR PËR SHEMBULL ME 210 MILIONË PËR 600 MW, [RINDËRTIMI I TRE BLLOQEVE TË TC KOSOVËS A] – Kostoja mesatare e një blloku plotësisht të ri prej 1MW të energjisë elektrike nga qymyri, në botë, është rreth 1.4 milionë €/MW përderisa ContourGlobal na ofron 2.6 milionë/MW.
- 80€-96/MW ÇMIMI I GARANTUAR I BLERJES NGA CONTOUR GLOBAL, KRAHASUAR ME 30€/MW NGA KEK – me kontratën e re qeveria i garanton çmimin prej 80€ deri 96€/MW në vend se çmimi të jetë i rregulluar nga tregu në momentin e blerjes. Sa për ilustrim KEDS sot importon energjinë elektrike me çmim prej 60€-80€.
- NORMA E KTHIMIT PREJ 18.5% DHE GARANTIMI I KREDIVE NGA QEVERIA E KOSOVËS – Në kushte të ekonomisë së tregut norma e kthimit duhet të jetë pjesë e rrezikut që e merr çdo investitor, ndërsa në këtë rast qeveria i jep garanci fitimi pa asnjë rrezik ContourGlobalit. Qeveria merr edhe rrezikun e pagesës së kredisë për ContourGlobal po qe se ai dështon ta paguaj kredinë.
- RRITJA E TARIFAVE TË ENERGJISË ELEKTRIKE PËR KONSUMATORË DERI NË 80%– Sipas analizave të ndryshme të pavaruara përfshirë Zyrën e Rregullatorit, ndërtimi i Termocentralit (TC) Kosova e Re do të ketë një impakt prej 45% deri në mbi 80% në rritjen e tarifave të energjisë elektrike. Këtë rritje do t’ia ngarkojnë qytetarëve qoftë drejtpërdrejtë përmes tarifave apo përmes buxhetit të Kosovës.
- 5-7 MILIARDË € – KOSTOJA TOTALE ENERGJISË ELEKTRIKE NGA TC KOSOVA E RE PËR PERIUDHËN PREJ 20 VJETËSH, Kosovës do t’i kushtojë 5-7 miliardë € (bazuar në të hyrat e lejuara përgjatë 20 viteve) – e njëjta sasi e energjisë nga blloqet e rindërtuara të TC Kosova ka kosto prej vetëm 2.2 miliardë euro.
- KRIJIMI I NDËRMARRJES FANTOME NKEC – QEVERIA KA THEMELUAR NDËRMARRJEN E RE KOSOVARE TË ENERGJISË “NEW KOSOVO ENERGY COMPANY [NKEC]” E CILA DO TË BLEJË ENERGJINË ELEKTRIKE NGA CONTOURGLOBAL ME ÇMIM PREJ 80€-96/MW e cila më pastaj do t’ia shes KESCO-s me çmim më të ultë se tregu. NKEC pra do të jetë “vrima e zezë” e buxhetit të Kosovës në dekadat e ardhshme.
- ÇRREGULLIMI I TREGUT TË ENERGJISË ELEKTRIKE NË VEND – Në kundërshtim me të gjitha praktikat evropiane dhe ligjeve në fuqi, qeveria siguron pozicion monopolistik për ContourGlobal.
- ASNJË BLLOK I NGJASHËM (SI KOSOVA A) NË RAJON E MË GJERË NUK ËSHTË DEKOMISIONUAR POR JANË RINDËRTUAR APO RIPARUAR – Blloqet e rindërtuara të TC Kosova A do të kishin rritje të rendimentit mbi 20%, gatishmërisë me 7300 orë fuqi të plotë, siguri si bllok i ri dhe e sigurtë në raport me mjedisin. Rindërtimi realizohet për 4 vite, angazhohen vetëm 210 milionë euro e fitohen 3 blloqe nga 200 MW me koogjenerim.

T� tjera
-
U zhduk katër ditë nga familja strehuese nga Ferizaj, 13-vjeçari dërgohet në strehimore
Një 13-vjeçar nga Deçani, i strehuar në një familje në Ferizaj, u largua nga ...
-
Temperatura nën zero në Kosovë të premten, gjatë ditës deri në 11 gradë Celsius
Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët, me intervale kohore me die...
-
Hykmete Bajrami e gatshme të përballet me Përparim Ramën për kreun e LDK: S’tërhiqem për shkak të kandidaturave tjera
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur interesim për të kandiduar p...
-
Bajrami ngre dyshime se ‘mafia energjetike’ përfiton nga importi i lartë i energjisë: Është punë e Prokurorisë të hetojë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ftuar në Pressing në T7, tha; “kam qen...
-
Papastërtia në shkollat e Prishtinës, komuna thotë se ka arritur marrëveshje me punëtorët grevistë
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është arritur marrëveshje me Sindikatën dh...
-
Gazetari Elton Tozaj, publikon fotografinë: “Nuk më ndalni dot”
Pas raportimit të Gazetës Infokus për rrahjen e tij, Elton Maksi Tozaj publik...
-
EKSKLUZIVE: Rrihet në Gjermani gazetari shqiptar Elton Maksi Tozaj
Gazetari i njohur shqiptar, Elton Maksi Tozaj, njëherësh autor dhe moderator ...
-
Çfarë nënkuptojnë rezultatet e zgjedhjeve në SHBA për luftën e Trumpit me Iranin
Presidenti amerikan, Donald Trump, i kaloi javët e fundit të fushatës për zgj...
-
Apeli ia rrit dënimin nga 7 në 10 vjet burgim të akuzuarit për tentim vrasjeje të gruas dhe vajzës së mitur
Gjykata e Apelit ia rriti dënimin Bashkim Gashit nga 7 vjet e 6 muaj burgim, ...
-
Bekim Çollaku rrëfen për orët kritike bashkë me Hashim Thaçin para nisjes për Hagë më 5 nëntor
Ish-shefi i Stafit të Hashim Thaçit, Bekim Çollaku, në një rrëfim në FRONTAL ...
-
Grabitje në një objekt afarist në Gjakovë
Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës, konformoi se sot ...
-
Gjashtë vjet nga arrestimi, Thaçi me mesazh nga Haga: “Do të dal me çdo qelizë time i pastër si loti”
Në gjashtëvjetorin e arrestimit të tij nga Gjykata Speciale në Hagë, ish-pres...
































