Qeveria miraton shpronësimin e pronave për rrugën Prizren – Tetovë, tenderi i së cilës po shoqërohet me plot dallavere
Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 08 May 2024
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësimin e parcelave të pronave që kanë të bëjnë me ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë, shkruan Gazeta Infokus.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i infrastrukturës Liburn Aliu.
Ai tha se bëhet fjalë përkatësisht për segmentin Struzhë-Kyçja me Autostradën ‘’Ibrahim Rugova’’, në Prizren.
“Ndërtimi i Rrugës Prizren-Kufiri me Maqedoninë e Veriut (Tetovë), segmenti 𝐒𝐭𝐫𝐮𝐳𝐡𝐞̈-𝐊𝐲𝐜̧𝐣𝐚 𝐦𝐞 𝐀𝐮𝐭𝐨𝐬𝐭𝐫𝐚𝐝𝐞̈𝐧 “𝐈𝐛𝐫𝐚𝐡𝐢𝐦 𝐑𝐮𝐠𝐨𝐯𝐚”, në Prizren-Jug, L=20.350km, Zonat Kadastrale: Prizren, Vllashnje, Leskovec, Jabllanicë dhe Kushtendil, Komuna e Prizrenit”, thuhet në njoftimin e Aliut në “Facebook”.
Ditë më parë Gazeta Infokus ka siguruar tenderin e plotë me të cilin evidentoheshin shumë dallavere, dyshime për korrupsion e dhjetëra shkelje ligjore për të cilat dyshohet të kenë ndodhur në tenderin 35 milionësh të kësaj ministrie.
Sipas hulumtimit të Gazetës INFOKUS gjykata e tenderëve, ashtu siç njihet Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik (OSHP), kishte marr tri ankesa nga operatorët ekonomikë të cilët kanë renditur shkeljet ligjore të gjetura gjatë procesit të vlerësimit të ofertave dhe përzgjedhjes së kompanive fituese.
Gazeta INFOKUS kishte hulumtuar gjithë dosjen e këtij procesi si dhe ka siguruar ankesat e operatorëve ekonomikë.
Sipas këtij hulumtimi shkeljet më të mëdha në ‘LOT 3’, u injoruan ofertat më të lira, ku ministria e drejtuar nga Liburn Aliu dhe Hysen Durmishi, sipas operatorëve ekonomikë ka hyrë në telashe të mëdha dhe do të përfundojnë në prokurori për shkak të parregullësive dhe dyshimeve të mëdha që janë ngritur për favorizime dhe ndërhyrje në këtë proces prokurimi./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...