Qeveria merr vendim për shfrytëzim të pronave për hulumtime në lokalitetin “Ulpianë”
Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 12 October 2023
Qeveria e Kosovës në mbledhjen 165-të të saj ka marrë vendim për shfrytëzim të pronave pranë lokalitetit arkeologjik “Ulpianë”, në mënyrë që të kryhen hulumtime të mëtejshme arkeologjike.
Në fjalën e tij, kryeministri Albin Kurti ka përmendur zbulimin e mbishkrimit të perandorit Justinian, të cilën e ka cilësuar si një ndër zbulimet më të rëndësishme në arkeologjinë e Kosovës, shkruan Klan Kosova.
“Shqyrtimi i propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim, projekti mbrojtja dhe menaxhimi i trashëgimisë kulturore, konservimi dhe investimi në lokalitetin arkeologjik ‘Ulpiana’, në rrënojat e qytetit romak, lokaliteti i sotëm jo shumë larg Prishtinë, para dy muajsh arkeologët kanë zbuluar një mbishkrim të perandorit Justinian, 527-565, pra në shekullin VI-të, dëshmi e rrallë e lidhje së tij me Dardaninë, vendin e tij të origjinës”, ka thënë Kurti.
“Ky mbishkrim në kishën paleokristiane, është një ndër zbulimet më të rëndësishme në arkeologjinë e vendit, si dëshmi e identiteti Dardan në antikitetin e vonë dhe mesjetën e hershme. Duke marrë parasysh rëndësinë, Qeveria jonë ka ndërmarrë hapa konkret për mbrojtjen dhe promovimin e tij përmes mbështetjes financiare, ekspertizës shkencore dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë më tej shefi i qeverisë.
Në fund ai ka thënë se hap i radhës i rëndësishëm është sigurimi i qasjes për hulumtim dhe shfrytëzim të pronave ku gjendet ky lokalitet nëpërmjet shpronësimit.
Të tjera
-
Rama në Londër: Nismë ligjore për të regjistruar fëmijët e shqiptarëve që erdhën në Angli si refugjatë nga Kosova
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se qeveria do të ndërmarrë n...
-
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Gjatë një feste ortodokse sot në Manastirin e Deçanit, Policia e Kosovës ka h...
-
Kontratat një-burimore, Miftaraj: Janë burimi kryesor i korrupsionit, por kur ska Prokurori, kontabilistat, pecat e specat bëjnë hajgare me popull
Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, komentoi mbi çës...
-
Osmani e Maqedonci takojnë Bauer: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, i domosdoshëm
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci së bashku me presidenten Vjosa Osmani po...
-
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import të veturave
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro. Nga Amerika e Veriut dhe e Jugut, ...
-
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Osmani thotë se Kanadaja ka aprovuar kërkesën e saj për Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Presidentja Vjosa Osmani njoftoi për “një lajm të mrekullueshëm” nga Hali...
-
Hamza: Bashkatdhetarët në Këln u bashkuan me ne për ta bërë Kosovën më të mirë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka mbajtur tubim me bashkatd...
-
Vdes tragjikisht një 25-vjeçar në Prizren, i ra metali në kokë derisa po punonte
Një 25-vjeçar nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës vdiq tragjikisht pasditen e ...
-
Limaj: Të zgjohemi për ta shpëtuar Kosovën, ata donin që historia të niste me ta sepse s’kanë kurrfarë historie
Kryetari i Nismës Socialdemokrate tha se “shtë koha e rezultateve dhe jo e fj...
-
Murati – Bajramit: S’ka asgjë të paligjshme në kontratat me procedurë të negociuar, sipas teje qenkan hajni
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se nënrkyetarja e LDK-së, Hykmet...
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka n...