Lajme

Qeveria mban mbledhjen e fundvitit, miratohen 35 vendime, Kurti: Jemi 19% më lartë në krahasim me vitin e kaluar

Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 28 December 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se në mbledhjen e fundvitit janë miratuar 35 vendime, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas tij në tërë vitin janë miratuar 578, e që në krahasim më vitin e kaluar ai thotë se “ne jemi 19% më lartë”.

Në mbledhjen e sotme u miratuan dy koncept-dokumente për energjinë.

-Advertisement-

“Për energjinë, miratuam dy koncept-dokumente: për Rishikimin e ligjeve në sektorin e energjisë; dhe për Efiçiencë të energjisë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Gjithashtu ai tha se sot u miratuan tri nisma për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Derisa shtoi se Marrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar do të mundësojë njohjen reciproke të patentë shoferëve.
Postimi i plotë:

Mbledhja e fundvitit 2022

Me plot 578 vendime të miratuara këtë vit, përfshirë këto 35 të mbledhjes së sotme, ne jemi 19% më lartë në krahasim me vitin e kaluar.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, miratuam Projektligjin për Arsimin e Lartë dhe atë për Tekstet Shkollore.

Për mbrojtjen e veprimtarisë artistike, kaluam edhe Projektligjin për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta.

Reformat në sektorin e bujqësisë, i mbështetëm me tri koncept-dokumente: për rregullimin e tokës, për turizëm rural, dhe për veterinarinë.

Po ashtu, për reformim të thellë të sistemit sportiv, aprovuam edhe koncept-dokumentin për sport.

Plotësuam bazën ligjore me udhëzimin administrativ për procedurat e shitjes dhe dhënies me qira të pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme të sekuestruar dhe të konfiskuar.

Për energjinë, miratuam dy koncept-dokumente: për Rishikimin e ligjeve në sektorin e energjisë; dhe për Efiçiencë të energjisë.

Me ndarje buxhetore mundësuam strehimin në Kosovë të pesë gazetarëve afganë dhe ushtrimin e profesionit nga vendi ynë.

Për rehabilitimin hapësinor të Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna, miratuam Planin Hapësinor për të.

Avancuam kornizën ligjore të kujdesit shëndetësor për shëndetin mendor.

Themeluam Ndërmarrjen Publike Lokale Eko Sig Sh. A. Pejë.

Miratuam tri nisma për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare. Marrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar do të mundësojë njohjen reciproke të patentë shoferëve./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera