Ekonomi

Qeveria Kurti ndan afër 500 mijë euro për dëmet e erës në Pejë e Istog

Autori: Halil Berisha 10:32 | 12 February 2020

Qeveria Kurti ka ndarë afër 500 mijë euro për të ndihmuar Pejën e Istogun.

Kjo pas dëmeve që bëri era ditë më parë në këto dy komuna, shkruan gazeta inFokus.

Këtu, kryeministri Kurti i kërkoi ministres së Arsimit, Hykmete Bajrami që të tregoj për dëmet në këto komuna dhe propozimin e saj për ndihmë.

-Advertisement-

“Në komunën e Istogut e Pejës janë shkaktuar dëme të konsiderueshme ne infrastrukturën shkollore se bashku me kryeministrin Kurti e mininistrin e Bujqësisë Besian Mustafa kemi realizuar vizite te përbashket ne komuna e kemi pa situatën, kemi marrë masa të menjëhershme kemi dërguar ekipet menjëherë që se bashku me eksperte nga komunat kane vlerësuar demet”, ka thënë Bajrami.

Tutje, ka treguar edhe sa objekte shkollore kanë pësuar dëme në këto komuna, shkruan gazeta inFokus.

“Ka dhënë vlerësimet për vlerën financiare për dëme ka konstatu ne Pejë 8 objekte arsimore e një kopsht e ne Istog 12 objekte edukativo arsimore”.

Ndërsa për qytetin e Pejës janë ndarë afër 300 mijë euro e për Istog afër 140 mijë.

“Disa nga këto shkolla nuk po zhvillojnë edhe mësimin e komunat kërkojnë sa me shpejt te behet sanimi i dëmeve, vlerat Pejë 297 mije e 50 euro e Istog 136 mije euro”, ka thënë Bajrami.

Ndërsa në total dëme në këto komuna nga era thuhet që janë rreth 1 milion e 500 mijë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera