Lajme

Qeveria e miraton vendimin, dërgon në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara

Autori: Gazeta inFokus 22:38 | 02 October 2026

Qeveria e Republikës së Kosovës e ka dërguar në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Në mbledhjen e mbajtur sot, Qeveria ka marrë vendim që të miratojë kërkesën e Kuvendit për nismën legjislative për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës me nr. Prot.1108 të datës 23.09.2026, për Nismën legjislative për “Projektligjin Nr. 11/L- 001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, për të dhënë vlerësimin që përfshin: opinionin ligjor të përputhshmërisë me acquis të BE-së; vlerësimin e ndikimit buxhetor; dhe, opinionin ligjor lidhur me përmbajtjen e projektligjit në fjalë” thuhet në njoftimin e Qeverisë.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy