Lajme

Qeveria e Gjermanisë dënon ashpër dhunën në Maqedoni

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 28 April 2017

Kriza e ashpërsuar politike në Maqedoni ka shkaktuar reagime edhe në Gjermani. Gjermania dënon dhunën në Parlamentin e vendit.

Ministria e Jashtme e Gjermanisëka dënuar dhunën e djeshme (27.04) në Parlamentin e Maqedonisë.

Në një komunikatë të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë thuhet se dënohet “shumë ashpër” dhuna në parlament. Më parë gjendja u përshkrua si “e paqartë”, dhe madje Ministria e Jashtme u këshilloi udhëtarëve gjermanë në Shkup të mënjanojnë qendrën e kryeqytetit maqedonas. Maqedonia është paralizuar nga kriza politike që nga viti 2015.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera