Fokus

“Qeveria e gazit lotsjellës nuk mujti me duru një pankartë”, Ganimete Musliu thotë se Besnik Bislimi u bë “bodigard” i Albin Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 20:22 | 20 July 2023

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, e ftuar në Podcast me Shkëlzen Dakaj, ka quajtur zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi “bodigard” të Albin Kurtit.

Në këtë bisedë ajo ka thënë se qeveria e cila në kohën kur ka qenë në opozitë ka përdorur çdo mjet dhune për të ardhur deri në pushtet, nuk ka mundur të durojë as edhe një pankartë simbolike që vet deputetja e ka vendosur në foltoren e Kuvendin në ditën kur ndodhi edhe përleshja mes qeverisë dhe opozitës.

“Dhunën nuk e përkrahi në asnjë formë dhe në asnjë rrethanë por ma shumë ndoshta isha kthy tek kronologjia se si ka ardhur deri tek momenti, ju e dini që në qeveri është një parti politike e cila ka përdor çdo mjet deri në dhunë ekstreme për të ardhur në pushtet dhe e njëjti subjekt politik nuk toleron asnjë pankartë, që vendoset kundër tyre. Vet fakti që në qeverisje so ti kemi ata që në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e kanë sulmu me zollë një ditë para se me ardh Bideni në Kosovë, vet fakti që në qeverisje sot kemi një parti politike e cila ka dhanë shfaqje spektakolare të tmerrshme e terror në kohën e gazit lotsjellës, vet fakti që kemi në qeverisje një parti politike e cila i ka ndjekur në çdo qosh ministrat dhe zyetarët e lartë shtetëror pa i kursyer edhe as makinat e fëmijëve të tyre që i kanë ndjek mos të mundet me e duru edhe një pankartë minimale simbolike kjo është e papranueshme”, ka deklaruar Musliu në Podcast.

-Advertisement-

Ndryshe ajo ka thënë që sulmi që erdhi atë ditë nga qeveria ndaj deputetëve është e papranueshme dhe shumë e rënë.

“Pastaj, sulmi që erdhi nga qeveria që erdhi ndaj deputetëve vërtetë që ishte i papranueshëm dhe është shumë i ranë në të vërtetë zëvendëskryeministri,  i Republikës së Kosovës nuk e dinim më se a është në rolin e “bodigardit” të kryeministrit apo në rolin e zëvendëskryeministrit”, ka deklaruar tutje Musliu./Gazeta Infokus/

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë të deputetes Ganimete Musliut në Podcastin me Shkëlzen Dakaj:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera