Qeveria apo Presidenti në fillim? Ambasada Gjermane: Shpresojmë që të krijohen institucione me mandat të plotë
Autori: Gazeta inFokus
17:35 | 17 June 2026
Konstituimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës është hapi i parë që do të ndërmerret pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit.Megjithatë, debati rreth hapave të mëtejmë për krijimin e qeverisë dhe zgjedhjes së presidentit po vazhdon. Njohësit e Kushtetutës po insistojnë se pas Kuvendit duhet zgjedhur menjëherë Presidenti i ri, ndërkohë nga partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, formimin e Qeverisë e vendosin si hap të dytë pas konstituimit të Kuvendit.
Një gjë është e sigurt, në rast të zgjedhjes së Qeverisë së re dhe dështimit për zgjedhjen e shefit të shtetit, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.
Lidhur me çështjen e formimit të institucioneve të reja në një përgjigje për Gazetën Express kanë folur nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë.
Zëdhënësja e Ambasadës në Prishtinë, Catalina Heine, ka thënë se Gjermania shpreson që institucionet e reja të formohen brenda një kohe të duhur dhe për një mandat të plotë. Një qeveri me mandat të plotë do të nënkuptonte evitim të zgjedhjeve të reja për shkak të mos zgjedhjes së presidentit.
“Shpresojmë që institucionet e reja të formohen në kohën e duhur dhe për një mandat të plotë, në mënyrë që të mund të vazhdojmë punën në Axhendën tonë të përbashkët Evropiane me Kosovën”, ka thënë Heine për Gazetën Express.
Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në një bisedë për Express të martën ka thënë se menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, duhet të vazhdohet me zgjedhjen e presidentit të vendit.
Derisa, ish-shefja e GP të VV-së, Arbërie Nagavci, në një postim të bërë të martën ka renditur zgjedhjen e Qeverisë përpara zgjedhjes së presidentit.
“Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit, prioriteti i vendit duhet të jetë krijimi sa më i shpejtë i institucioneve. Kosova ka nevojë për funksionalizimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë, zgjedhjen e Presidentit/es dhe ecjen përpara me punët e shumta që presin zgjidhje”, ka shkruar Nagavci.
Sipas rezultateve aktuale, Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti ka marrë 53 mandate në Kuvendin e Kosovës, të mjaftueshme për krijimin e Qeverisë së re me pakicat jo-serbe. Megjithatë mbetet të shihet se si do të procedohet me formimin e institucioneve dhe nëse do të arrihet ndonjë pajtueshmëri mes LVV-së dhe ndonjë prej partive politike për Presidentin, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja. PDK në zgjedhjet e 7 qershorit ka marrë 22 mandate ndërsa LDK 18.

T� tjera
-
Zhvillime të reja për Lojëra Mesdhetare, ICMG thërret Kosovën në Athinë për të diskutuar ngecjet
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do të marrë pjesë në një takim me Komitetin ...
-
Prishtina siguron 19 vende pune për gratë viktima të dhunës në familje
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kryeqyteti do...
-
IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë thirrje...
-
Thellohet bashkëpunimi ushtarak Kosovë-Shqipëri, delegacioni i FARSH-së përfundon vizitën në FSK
Delegacioni i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i udhëhequr ...
-
Gjendet pa shenja jete një vajzë në shtëpinë e saj në Leshan të Suharekës
Një vajzë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në fshatin Leshan të ...
-
Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët
Ambasada e Kosovës në Vjenë ka njoftuar se shërbimet e rregullta konsullore d...
-
“Gratë duhet të mbrohen, s’janë skllave”- Qytetari me mesazh të fuqishëm në protestë
Rrjeti i Grave të Kosovës ka organizuar protestë kundër vrasjes së grave, duk...
-
Nis protesta kundër vrasjes së grave në Prishtinë: “Femicidi është urgjencë kombëtare”
Me moton “Femicidi është urgjencë kombëtare”, ka nisur protesta kundër vrasje...
-
Bilanci ekonomik i Kurtit përballë statistikave: 374 milionë euro diferencë në BPV, pagat pa inflacion dhe deficiti tregtar në rritje
Qeveria e Albin Kurtit prezanton rritje rekord të ekonomisë, pagave dhe inves...
-
KOSTT njofton për ndërprerje të rrymës në një pjesë të kryeqytetit
KOSTT ka njoftuar me qëllim të intervenimit të domosdoshëm në TMRR të transf...
-
Haxhiu: Nuk do të lejoj gjuhën seksiste në Kuvend, do të ndërhyj ndaj çdo fyerjeje me bazë gjinore
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar gjuhën seksist...
-
Ymeri alarmon për importin e rrymës: Kostoja arrin rreth 124 mijë euro për një orë
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësime për importin e vazhdu...


































