Lajme

Qeriqi paralajmëron protesta nëse nuk miratohet në Kuvend Projektligji për Gjykatën Speciale

Autori: Gazeta inFokus 08:19 | 18 November 2026

Veterani i UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, ka deklaruar se pret që Projektligji për Gjykatën Speciale të miratohet në Kuvendin e Kosovës me votat e nevojshme.

Ai paralajmëroi protesta në rast se ndonjëra nga partitë politike ndryshon qëndrimin dhe nuk e mbështet këtë projektligj.

“Ne presim që ky ligj të kalojë në Kuvend me votat e mjaftueshme, sepse edhe kur kaloi herën e parë, i mori votat e pozitës dhe opozitës. Nëse dikush e ndryshon qëndrimin, do të ketë protesta. Për neve është me rëndësi që ky ligj të kalojë dhe, nëse partia në pushtet apo kushdo tjetër nuk e voton, normalisht do të ketë protesta”, deklaroi Qeriqi.

-Advertisement-

Bletaria Haxhia – Tradita familjare dhe përkushtimi ndaj bletarisë sjellin mjaltë natyral e cilësor në tryezat tuaja
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy