Sport

Qeqa Krelani e kujton më shumë mall babain e saj, shkruan fjalë emocionuese për të

Autori: Gazeta inFokus 20:23 | 08 November 2021

Gazetarja dhe komentatorja e njohur, Qeqa Krelani, e ka kujtuar më shumë mall babain e saj të ndjerë, ish-sulmuesin e majtë, Fatlik Krelani, i cili tash e 18 vite nuk jeton më, shkruan Gazeta inFokus.

Qeqa përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në facebook ka shkruar se babain e ka pasur idhull.

Tutje gazetarja nga Gjakova ka thënë se çka ka vesh babai i saj ka veshur edhe ajo, duke shtuar se i mungon shumë.

-Advertisement-

“Unë babin e kam pas idhull. Çka ka vesh ai kam vesh edhe unë. Edhe qysh u përtyp ai, unë e kam imitu. Miss you 10-shi im i përjetshëm”, ka shkruar Qeqa Krelani.

Babai i Qeqës, Fatlik Krelani ka qenë futbollist i gjeneratës së artë të Flamurtarit, tandem me figurën e njohur Ismet Shabani, emrin e të cilit e mban stadiumi i Ferizajt.

Poashtu ai ka luajtur edhe për Vllaznimin, Borcin dhe Lepencin në Kosovë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera