PZAP refuzon ankesat e Haxhiut dhe Kryeziut për rinumërim të plotë të votave të PDK-së
Autori: Gazeta inFokus
13:53 | 22 June 2026
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar si të pabazuara ankesat e kandidatëve për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu, të cilët kishin kërkuar rinumërimin e plotë të votave preferenciale pas rinumërimit të 185 vendvotimeve të rregullta.
PZAP vlerësoi se pretendimet e kandidatëve nuk janë mbështetur me prova konkrete që të tregonin parregullsi sistematike në procesin e numërimit. Ndryshimet e evidentuara gjatë rinumërimit nuk cenojnë integritetin e përgjithshëm të procesit zgjedhor.
Në vendimin për ankesën e Bekim Haxhiut, paneli thekson se rinumërimi i 185 vendvotimeve ishte pjesë e mekanizmit kontrollues të paraparë me ligj dhe jo rezultat i parregullsive të konstatuara. Haxhiu pretendoi se pas rinumërimit ishin evidentuar gjashtë vota shtesë në favor të tij, por diferenca me kandidatin e renditur para tij mbetet 102 vota. PZAP theksoi se ankuesi nuk identifikoi ndonjë vendvotim konkret me parregullsi dhe nuk paraqiti prova materiale për ta mbështetur pretendimin e tij.
Po ashtu, PZAP refuzoi si të pabazuar ankesën e Qëndrim Kryeziut, i cili pretendoi se rinumërimi kishte sjellë 589 vota shtesë në favor të tij dhe krijonte dyshim për saktësinë e numërimit edhe në vendvotimet e tjera. Paneli arriti në përfundimin se ndryshimet ishin të shpërndara dhe nuk evidentuan asnjë model sistematik të pasaktësive.
PZAP theksoi se një masë e jashtëzakonshme si rinumërimi i plotë i votave preferenciale në nivel vendi mund të urdhërohet vetëm nëse ekzistojnë prova objektive që tregojnë se rezultati zgjedhor është cenuar seriozisht. Të dy kandidatët nuk ofruan prova konkrete, formularë rezultatesh, raporte vëzhguesish apo dokumente të tjera që mbështesin pretendimet e tyre.
Si rezultat, të dyja ankesat janë refuzuar si të pabazuara./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Ish-komandanti i FSK-së tregon të preferuarin e tij në garën për drejtor të Policisë
Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati e ka vlerësua...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta të shtresave të ...
-
Kurti: Kosova është shteti i pjesës së kombit shqiptar që jeton në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova, ndonëse është sh...
-
Fillon rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azemi
Ka filluar rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azem...
-
Tahiri thotë se brenda dhjetorit pritet të jetë në fuqi ligji i plotë për Specialen
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se draft...
-
Shiroka-Pula, Kurti e Haxhiu shihen duke diskutuar në pritjen e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntor
Presidentja Justina Shiroka-Pula, kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Ku...
-
Presidentja: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë, deri te dita kur së bashku do të ngremë dolli në Bruksel
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në prit...
-
Reduktimet e rrymës prekin edhe shkollat, në Prizren shkurtohen orët mësimore
Pos kryeqytetit, edhe komunat tjera, disa më rëndë madje, po ballafaqohen me ...
-
Ymeri thotë se tregtia e rrymës me entitete serbe s’është ndalë: ARBK’së i ka shkuar vec lista e bizneseve
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për ndali...
-
“Femicidi është urgjencë kombëtare”, nesër protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka paralajmëruar protestë për nesër në Prish...
-
17-vjeçari plagos me thikë punonjësin e një fast-food-i në Fier
Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Fier, ku një 29-vjeçar i iden...
-
Haradinaj në pritjen solemne për 28 Nëntorin: Kjo festë është emocioni më sublim i çdo shqiptari
Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen solemne të o...































