Pyllëzohen 300 hektarë tokë pyjore

Autori: Gazeta inFokus
14:45 | 29 October 2018
Agjencia Pyjore e Kosovës, edhe në vjeshtën e këtij viti ka filluar realizimin e projektit të përvitshëm për pyllëzimin e sipërfaqeve të zhveshura. Në kuadër të këtij projekti, i cili edhe sivjet është duke u financuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, gjegjësisht Agjencia Pyjore e Kosovës, do të pyllëzohet një sipërfaqe prej 300 hektarë.
Krahas kësaj, institucionet shtetërore angazhimin e tyre përmes projekteve të ndryshme për pyllëzimin e sipërfaqeve dhe ruajtjen e tyre do ta vazhdojnë çdo vit.
Kështu është thënë sot, në pyllëzimin e sipërfaqeve në fshatin Llashticë të komunës së Gjilanit, ku për të parë nga afër punimet në realizimin e këtij projekti kanë marrë pjesë Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, zëvendësministri i MBPZHR-së, Mevludin Krasniqi, Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë, Kapllan Halimi, si dhe Kryeshefi Ekzekutiv i APK-së, Ahmet Zejnullahu.
Me këtë rast, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se nevoja për një ambient të pastër dhe të pyllëzuar është e domosdoshme. “Kosova ka nevojë për ambient më të pastër. Kosova në raport me vendet e BE-së ka një situatë të mirë me pyjet. Po ashtu hedhja e mbeturinave është e papranueshme, le të mundohen ta hedhin madje jo gjithkund, mos të shkatërrohet ambienti. Ta ruajmë jetën tonë. Është kulturë e vendit tonë. Mbi 50 për qind duhet të arrijmë pyllëzim”, ka thënë ai.
Ndërkaq, zëvendësministri Mevludin Krasniqi, ka thënë se ministria do të përkushtohet përmes investimeve të saj në ruajtjen e ambientit pyjor, si dhe në rritjen e sipërfaqeve të pyllëzuara nga viti në vit. “Me qëllim të përmirësimit kualitativ të pyjeve, këtë vit po pyllëzohen mbi 300 hektarë në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, ka thënë zëvendësministri Krasniqi.
Kryeshefi i APK-së, Ahmet Zejnullahu, ka treguar se projekti i pyllëzimeve në vend do të përfundojë të fund të muajit nëntor, ndërkaq planifikimet e kësaj agjencie për pyllëzim në vitin 2019 do të dyfishohen. “Planifikojmë që në vitin 2019 të pyllëzojmë një sipërfaqe prej 600 hektarë”, ka thënë kryeshefi Zejnullahu. Po ashtu, ai ka treguar se përmes projektit të FAO-s në pranverën e këtij viti kanë pyllëzuar edhe një sipërfaqe prej 70 hektarë. Ndërkaq, ka treguar se vetëm në fshatin Llashticë në tri vitet e fundit janë pyllëzuar rreth 40 hektarë, ndërsa gjatë këtij viti do të pyllëzohen 2 hektarë.
Ndryshe, edhe këtë vit fidanët për pyllëzimin e këtyre sipërfaqeve janë marrë nga Fidanishtja pyjore që është pjesë e Agjencisë Pyjore të Kosovës.

Të tjera
-
Abdixhiku dhe ambasadori Hargreaves flasin për procesin zgjedhor
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në një ...
-
Parlamentit Evropian i kërkon BE-së heqjen e masave për Kosovën
Në draft-raportin e Parlamentit Evropian për Kosovën kërkohet heqja e masave ...
-
Kurti 120 mijë vota më pak se partia – larg Osmanit, Hamza mbi 135 mijë, Abdixhiku 95 mijë – sa u votuan liderët
Rreth 120 mijë vota më pak sesa Lëvizja Vetëvendosje si parti, ka marrë lider...
-
OVL-UÇK kërkon nga Specialja raport të qartë mbi gjendjen shëndetësore të ish-presidentit Thaçi
Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë shpr...
-
Top-pesëshet e grave më të votuara në LVV, PDK dhe LDK sipas rezultateve të deritanishme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon procesin e numërimit të votav...
-
BILD: Italia po përgatitet për tërheqje të mundshme të trupave amerikane nga Kosova
Gazeta e njohur gjermane, “Bild”, raporton se, sipas informatave të saj, Ital...
-
Hykmete Bajrami siguron 20 mijë vota më shumë se në zgjedhjet e vitit 2021
Deputetja Hykmete Bajrami në listën e kandidatëve të LDK-së, ka bërë ngritje ...
-
Krasniqi takohet me Prattipatin: Vendi ka nevojë sa më shpejt për një qeveri të re e stabile
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Pu...
-
BE-ja bie dakord për sanksione të reja kundër Rusisë
Ambasadorët e BE-së ranë dakord të mërkurën për një paketë të 16-të sanksione...
-
Kush është dhjetëshja më e votuar deri tani e LDK-së?
Sipas një liste të publikuar së fundmi të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kre...
-
Gjykata konfirmon se ka pranuar kërkesën nga Prokuroria Speciale që ta urdhërojë Kurtin të paraqitet për intervesitim në prokurori
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka dorëzuar në Gjykatën Th...
-
67 mijë vota më pak për Arben Vitinë, në 2021 ishte njeriu i tretë më i votuar në listën e LVV-së
Arben Vitia ka humbur rreth 67 mijë vota në krahasim me zgjedhjet parlamentar...