Ekonomi

Pyetjet jo-normale që u bëhen biznesmenëve kosovar në ambasada

Autori: Sylejman Sylejmani 13:41 | 14 March 2019

Të shumta janë problemet me të cilat ballafaqohen bizneset kosovare të cilat dëshirojnë të bëjnë biznes me vendet evropiane.

Një afarist kosovarë duhet të pres me muaj e vite për vizë, shkruan Gazeta inFokus.

Por edhe kur ia arrinë që të pajisen me vizë, problem tjetër është numri i kufizuar i hyrje – daljeve nëpër këto vende.

-Advertisement-

“Ndër më të përmendurat janë pritjet e gjata për termine, dhënia e vizës me një afat relativisht të shkurt të shfrytëzimit, numri i madh i dokumenteve, numri i kufizuar i hyrje – daljeve, burokracia në ambasada, kërkesat për vendqëndrim të garantuar, kërkesa e ftesës e cila në disa raste është e vështirë të sigurohet nga partneret potencial biznesor pasi që nuk është arritur ndonjë marrëveshje konkrete”, thuhet në një hulumtim me biznese të realizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Kjo odë gjithashtu thekson se bizneset përballen edhe me pyetje jo-normale gjatë aplikimit, si dhe në vështirësi për blerjen e makinerive në vende të ndryshme pasi u kërkohet që të kenë një kontratë me kompaninë ku do të blejnë makineritë. /Gazeta inFokus

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy