Lajme

Punime në mes të ditës në rrethin e madh në hyrje të Prishtinës, kolona të gjata, bllokohen qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 21 February 2023

Punimet në rrugët e Prishtinës, vazhdimisht po bllokojnë lëvizjen e qytetarëve me veturat e tyre në kryeqytet, shkruan Gazeta Infokus.

E kolona të shumta janë krijuar edhe sot tek rrethi në hyrje të Prishtinës, magjistralja Prishtinë-Fushë Kosovë, ku në disa pamje të siguruar nga Gazeta Infokus shihet edhe bllokimi i qarkullimit në ato rrugë.

Në këto pamje madje shihet se këto kolona, janë krijuar edhe nga ana tjetër në rrugën Prishtinë-Ferizaj apo rruga që vie nga rrethi me flamur.

-Advertisement-

Sipas pamjeve ky bllokim i rrugëve apo këto kolona kanë ardhur si pasojë e disa punimeve në rrugë./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni pamjet:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera