Fokus

Punëtorët pa paga, Telekomi me kontratë mijëra euro për reklama

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 09 April 2024

Punëtorët e Telekomit protestuan me 2 prill pasi nuk kishin marrë pagat që nga 29 shkurti, madje ata paralajmëruan edhe grevë nëse vazhdojnë të mos paguhen.

Derisa për paga Telekomi i ka të bllokuara llogaritë bankare, duket se njejtë nuk po i ka edhe për reklama, shkruan Gazeta Infokus.

Telekomi i Kosovës ka nënshkruar marrëveshje për “Krijim dhe realizim të reklamave për TV dhe Radio” në vlerë 71 mijë euro me kompaninë “Q.M. “Tema” në Ferizaj.

-Advertisement-

Fillimisht vlera e parashikueshme e kontratës ka qenë mbi 116 mijë euro e më pas është zgjedhur oferta më e lirë që sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës ka qenë 71 mijë e 300 euro.

Sipas përshkrimit kjo kontratë planifikohet të zgjasë për dy vite dhe punët pra realizimi dhe krijimi i reklamave bëhet sipas kërkesave të veçanta nga Telekomi i Kosovës.

Po ashtu thuhet se kontraktori dorëzon reklamat e realizuara përmes linqeve apo CD dhe forma tjera elektronike të bartjes së fajllave të mëdhenjë, përmes e-mailit zyrtar apo (CD) në Ndërtesën Kryesore me adresë të Telekomit./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera