Publikohet data e takimit të Bislimit dhe Petkoviqit në Bruksel
Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 12 July 2023
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, do të takohen në Bruksel javën e ardhshme.
“Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun, Miroslav Lajçak, ftoi negociatorët kryesorë në Bruksel javën e ardhshme për të vazhduar diskutimet mbi zbatimin e Marrëveshjes së re për rrugën drejt normalizimit dhe aneksit për zbatimin e saj”, ka thënë një zëdhënës i BE-së në një përgjigje me shkrim për REL në gjuhën serbe.
Takimi i paralajmëruar për javën e ardhshme do të jetë i pari që nga përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës dhe tensionet e reja mes Kosovës dhe Serbisë.Ganimete Musliu: E kemi neglizhu Albin Kurtin si Hitlerin, sot po ia sheh sherrin krejt Kosova
Qeveria e Kosovës dje ka njoftuar se në takimin që kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka zhvilluar të hënën me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, Kosova është pajtuar që menjëherë të zvogëlojë praninë policore në dhe përreth ndërtesave komunale në veri, siç thuhet, për 25%.
Në një komunikatë për media të Qeverisë thuhet se fokusi i këtij takimi ishte krijimi i parakushteve për përforcim të fokusit në zbatimin e plotë dhe të pakusht të Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit dhe aneksit të Ohrit të datës 18 mars.
Zvogëlimi i pranisë policore në dhe përreth ndërtesave komunale është pika e parë e dakorduar sipas Qeverisë.
Një prej pikave për të cilat janë dakorduar zëvendëskryeministri Besnik Bislimi me Emisarin e BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është edhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs.
Pika tjetër e dakorduar është ajo që “Policia e Kosovës bashkë me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerësojnë gjendjen e sigurisë, në veçanti për të shikuar mundësinë për zvogëlim të mëtejmë të prezencës policore në dhe rreth ndërtesave komunale”.
Në pikën e katërt të listuar nga Qeveria, thuhet se BE-ja do ftojë dy kryenegociatorët në Bruksel me synim finalizimin e planit të sekuencimit për Marrëveshjen drejt normalizimit, pas të cilit theksohet se do të fillojë zbatimi i të gjitha neneve të marrëveshjes.
Veprimet e sipërpërmendura thuhet se do të finalizohen brenda një periudhe dyjavore.
Të tjera
-
Bedri Hamza: Ministër me aktakuzë në kabinetin tim nuk mundet me pas
I ftuar në emisionin Oxygen në Klan Kosova, Bedri Hamza tha se, ashtu si në l...
-
Ganimete Musliu për herë të parë tregon momentin kur mendojë ta lërë politikën
Ganimete Musliu, kandidate për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e...
-
Lushtaku pas takimit me qytetarët e Prekazit e Rezallës: Aty ku fryma na shpije drejt fitores së madhe
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Ahmeti: Sonte foli Sllovia, shtylla e palëkundur e fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Ky është ekipi dhe futbollisti i preferuar i Bedri Hamzës
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Gjuajtja me ạrmë zjạrri në Ulpianë – Policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana, Policia në vendngjarje Para pak...
-
Gashi: Sllovia e Lipjanit në mbështetje të fuqishme për LDK
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Xhafer Gashi me numër...
-
Vlora Dumoshi: Vitia e LDK-së
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numër 30, Vlora D...
-
Dervishaj: Edhe Vushtrria beson se Kosova do të bëhet 77 ma mirë
Shahin Dervishaj, kandidati nga diaspora për deputet me numrin 77 nga Partia ...
-
Bedri Hamza “dridhë” Vushtrrinë: Gjeneratë pas gjenerate, njerëzit punëtorë e kanë ndërtuar Vushtrrinë dhe Kosovën
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv ...
-
Haradinaj në Viti premton grante pa kthim për hapjen e bizneseve të reja dhe trefishim të subvencioneve për bujqësi
Kandidati për kryeministër i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradi...
-
Kandidati i AAK-së, Dr. Haxhi Ibishi: Ne jemi bijtë e një historie që na ka mësuar se vetëm të bashkuar mund të ecim përpara
Në një atmosferë të mbushur me emocione, mirënjohje dhe shpresë, kandidati i ...