Ndërron jetë profesori Isuf Dedushaj, epidemiologu i parë shqiptar në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus
16:02 | 01 February 2025
Epidemiologu i njohur, i pari nga shqiptarët e Kosovës, Isuf Dedushaj, ka vdekur në moshën 73 vjeçare.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur familja e tij.
Prof. Dr. Isuf Dedushaj ka qenë mjek, epidemiolog, profesor universitar dhe doktor i shkencave të mjekësisë nga Vuthaj, në Mal të Zi.
Shkollën fillore e mbaroi në Vuthaj dhe Guci. Gjimnazin e kreu në Pejë, kurse Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në mars të vitit 1976.
Fillimisht punoi në Shtëpinë e Shëndetit në Drenas të Drenicës. Në vitin 1976 punësohet në Entin Krahinor për Mbrojtje Shëndetësore ku zgjidhet bashkëpunëtor për lëndën Mjekësi Sociale. Përfundon specializimin për epidemiologji më 20 maj të vitit 1980, duke u bërë kështu epidemiologu i parë shqiptar i Kosovës, sipas biografisë së publikuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës.
Studimet pasuniversitare i mbaroi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Sarajevës në Bosnje, ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1983.
Dr. Isuf Dedushaj me 27 nëntor të vitit 1986 në Fakultetin e Mjekësisë mbrojti tezën e doktoratës. Gjatë vitit 1986/1987 përfundoi subspecializimin në imunologji pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Zagrebit në Kroaci. Punoi në Entin për Mbrojtjen Shëndetësore të Kosovës prej vitit 1976 deri në vitin 1990.
Në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, ka qenë edhe prodekan dhe dekan. Prof. Dedushaj ka qenë anëtar i Redaksisë së Revistës Shkencore “Praxis Medica” të Kosovës. Ka publikuar 112 punime shkencore në Kosovë dhe jashtë saj. Është autor i disa monografive shkencore dhe teksteve universitare.

Të tjera
-
Probleme në numërimin e votave, Zafa thotë se pushteti ndërhyri në proces
Kandidati për deputet nga Nisma, Zafir Berisha, ka shprehur shqetësim për pro...
-
Avokati i Veselit: Prokuroria po vepron si avokat mbrojtës, një grumbull dokumentesh kanë ardhur nga Beogradi
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, edhe të martën po vazhdo...
-
AGK me telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Faton Osmani
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) përmes një telegram ngushëllimi ka ...
-
“Abuzim me vota”- Policia po heton shkakun e rënies se faqes së KQZ’së ditën e zgjedhjeve
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të nisë...
-
Presidentja Osmani takohet në Francë me shefin e Google, Sundar Pichai
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Paris të Francës në kuadër ...
-
Ndërron jetë gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani
Ka vdekur në moshën 49 vjeçare Faton Osmani, themeluesi dhe pronari i Agjenci...
-
Presidentja Osmani takohet me Presidentin francez Macron, e Zv.Presidentin amerikan JD Vance
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po vazhdon qëndrimin e saj në Francë, si ...
-
Edi Rama kundërshton arrestimin e Veliajt: E lanë Tiranën pa kryetar, e mbyllën në qeli pa gjyq
Një ditë pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kryeminis...
-
99.17% e votave janë numëruar, ndiqni në kohë reale rezultatet të KQZ-së
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon t’i rifreskoj të dhënat, pas numëri...
-
Donald Trump e emëron Richard Grenellin drejtor të përkohshëm të Kennedy Center
Presidenti Trump emëroi dje Richard Grenellin, të dërguarin e tij për misione...
-
Numërimi i 99% të votave: Opozita ka më shumë deputetë se pushteti aktual
Në KQZ janë përpunuar mbi 99% e vendvotimeve nga zgjedhjet parlamentare të 9 ...
-
PZAP e gjobiti VV-në me 8 mijë euro në ditën e zgjedhjeve
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar gjoba edhe në ditën e...