Publikohen rezultatet e PIRLS 2021: Nxënësit e Kosovës nuk janë të mirë në lexim
Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 16 May 2023
Në qershor të 2021 nxënësit e disa shkollave që ishin përzgjedhur në Kosovë për herë të parë kanë marr pjesë në Testin ndërkombëtar për lexim PIRLS 2021 (Progress in International Reading Literacy Study).
E PIRLS sot ka publikuar këto rezultate, ku sipas tyre shihet se nxënësit e Kosovës nuk qëndrojnë mirë në lexim.
Rezultati i Kosovës është 421 pikë në renditje, mesatare kjo dukshëm më e ulët se pikët prej 500 të PIRLS.
Shqipëria në këtë testim ka 513 pikë, Serbia 514, Mali i Zi 487, Maqedonia e Veriut 442.
Ndërkaq, vendet e para në këtë renditje janë Singapori 587 pikë, Hong Kong 573, Rusia 567, Anglia 558, Finlanda 549, etj.
PIRLS është një studim ndërkombëtar i prirjeve në lexim, i cili zhvillohet që nga viti 2001 dhe mbahet çdo 5 vjet dhe aktualisht marrin pjesë 50 shtete.
E në vitin 2021 për herë të parë ka marr pjesë edhe Kosova dhe pjesë e testit ishin vetëm nxënësit e klasave të katërta.
Ndryshe, ky lloj testimi qëllim ka matjen e arritjeve të nxënësve të klasave të katërta në lexim, ndërkaq shërben për krahasimin e efikasitetit të metodave të mësimdhënies në një kontekst global.
Ndryshe, rezultatet tregojnë se 43 vende kishin arritje relativisht të larta në lexim në klasën e katërt si grup.
Më tej thuhet se kur merret parasysh arritja mesatare, është e rëndësishme për të pasur parasysh se çdo vend ka disa lexues shumë të mirë si dhe disa lexues “në vështirësi”.
Të tjera
-
Zemërthyese: Gjyshja shkrepi foton e mbesës pesë minuta para se vogëlushja të vdiste
Një grua ka ndarë fotografinë e fundit të vajzës së saj e cila ishte shkrepur...
-
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimit racor
Sot në Prishtinë do të organizohet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskr...
-
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jet...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...