Sport

PSG ka vendosur të blejë Icardin!

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 11 November 2019

I kanë mjaftuar vetëm 10 ndeshje në të cilat ka shënuar 9 gola, 5 në kampionat dhe 4 në Champions për të fituar zemrat e tifozëve të Paris Saint Germain por edhe duelin me Edinson Cavanin.

Mauro Icardi po kalon një moment të artë në karrierën e tij dhe sipas mediave italiane në fund të sezonit PSG do të ushtrojë të drejtën e blerjes nga Interi për 70 milionë euro.

Icardi i cili ka përfituar edhe nga dëmtimi për t’u aktivizuar titullar që në javët e para pas transferimit të tij në Ligue 1, e ka fituar tashmë duelin me El Matador i cili nuk e ka gjetur ende rrugën e rrjetës në këtë edicion dhe në fund të sezonit do të largohet me parametër zero pasi i përfundon kontrata.

-Advertisement-

Edhe në ndeshjen e fundit ndaj Brest të cilën e nisi si titullar uruguaiani nuk la shenjë dhe duhej hyrja e Icardit që u fut në fushë në të 80-ën dhe 5 minuta ndryshoi fatet e takimit duke realizuar golin e fitores 1-2 për PSG.

Statistikat flasin për argjentinasin i cili ka një raport shumë të mirë përsa i përket minutave të luajtura dhe golave të shënuar dhe për këtë arsye drejtuesit e Paris Saint Germain kanë vendosur që tani për të blerë përfundimisht kartonin e Icardit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera