Sport

“Pse zgjodha Bayernin? E thjeshtë, këtu fitoj çdo trofe”

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 06 January 2023

Daley Blind i dha fund aventurës së tretë me Ajaksin dhe do të vijojë karrierën në Gjermani. “Xholi” i mbrojtjes (luan në qendër, krahun e majtë dhe si shkatërrues) firmosi deri në fund të sezonit me rekordmenët e futbollit gjerman.

32-vjeçari holandez foli fjalët e para si bavarez pas firmës mbi kontratë. “Mezi pres të filloj këtë aventurë. Jemi në pjesën më të rëndësishme të sezonit, atë në të cilën luhet për fitimin e titujve.

Dhe një klub si Bayerni mund të fitojë gjithçka. Uria për fitore që ekziston këtu është ajo që ndikoi në zgjedhjen time. Shpresoj të ndihmoj skuadrën me eksperiencën që kam.

-Advertisement-

Do të jap gjithçka për Bayernin”, u shpreh ish-kapiteni i Ajaksit, i cili gjen tek ekipi i Nagelsmann “tulipanë” të tjerë si Matthijs De Ligt dhe Ryan Gravenberch.

Guten Morgen und auf ins Trainingslager! #ServusDaley#FCBayernWTC #packmas pic.twitter.com/3Wmq77LuZA

Etiketa:
Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy