Pse quhet “El Clasico”?
Autori: Gazeta inFokus
14:39 | 26 October 2024
Rivalitetet e futbollit janë disa nga gjërat më të mira që një shtet mund të dhurojë – si në rastin e tanishëm, “El Clasico” që vjen nga Spanja.
Përballja mes Real Madridit dhe Barcelonës zgjon interesimin nga të gjithë futbolldashësit anëembanë botës, të cilët i rrethojnë datat në kalendar të çdo përballje mes klubeve respektive.
Por, çfarë do të thotë ky term: “El Clasico”?
“El Clasico” është emri që i vihet çdo përballje mes Real Madridit dhe Barcelonës. Është fjalë spanjolle që në shqip përkthehet si “Klasikja”.
Ndeshjet që përfshijnë Real Madridin e Barcelonën, janë ndeshjet më kulminante të futbollit spanjoll, andaj edhe është dhënë idea që të marrë emrin “El Clasico”.
Në fakt, “El Clasico” ka edhe një kuptim më të gjerë edhe jashtë fushës së blertë, duke qenë një simbol i luftës së famshme civile në Spanjë.
Ndeshjet e Real Madridit ndaj rivalit lokal, Atleticos quhen “El Otro Clasico”, apo në shqip “Klasikja tjetër”.
KUR U BË REAL MADRID VS. BARCELONA NJË “EL CLASICO”?
Çuditërisht, përdorimi i “El Clasico” për ndeshjen Real Madrid vs. Barcelona ka hyrë në leksikun e gjuhës së futbollit të Spanjës tek në mesin e viteve 2000.
Deri në atë kohë, ndeshja mes Realit dhe Barçës më shpesh quhej “El Derbi” ose vetëm Madrid – Barça dhe anasjelltas.
Besohet se futbolli spanjoll mori inspirim nga Amerika e Jugut dhe Qendrore, pasi aty çdo ndeshje derbi merr epitetin “Clasico”.
“Clasico” më e famshme në Amerikën e Jugut është ajo mes Boca Juniors dhe River Plate, që ndryshe njihet edhe si “Superclasico”.
PSE JANË BARÇA DHE REALI RIVALË?
Barcelona dhe Real Madridi janë të vendosura në pjesë të ndryshme të Spanjës, andaj pse janë rivalë? Urrejtja mes klubeve sa është sportive, aq është edhe politike!
Rivaliteti mes klubeve nisi qysh në Luftën Civile të Spanjës, derisa ky rivalitet u bë më i fortë pas Luftës së Dytë Botërore.
Katalonia gjithmonë ka qenë një vatër republikane, derisa Madridi ka qenë qendra e fuqisë politike, e udhëhequr nga Gjenerali Franco dhe nga Familja Mbretërore e Spanjës.
Motoja e Barçës “Mes Que un Club” (Më shumë se një klub), bën me dije se klubi ka të bëj më shumë se sporti. Është një simbol i krenarisë për Kataluninë, që tash e shumë vite po kërkon pavarësinë.
Megjithëse sot ka paqe në Spanjë, idetë e Luftës Civile të Spanjës ekzistojnë ende dhe ndeshja mes Barçës dhe Real Madridit e konfirmon këtë ndarje.
Fakti që dy klubet luftojnë njëra-tjetrën për La Ligan, Copa del Rey dhe Ligën e Kampionëve, e bën këtë rivalitet më të ndjeshëm.

T� tjera
-
Kurti pranoi paportin vjetor të punës së Institutit të Krim*eve të Kryera gjatë Luf*tës në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Institutin e K...
-
Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, iu premton përkrahje
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot m...
-
Ndryshimet në pozitat udhëheqëse të Policisë, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar...
-
Kurti: Policia është pajisur me armë të gjata, automjete e autoblinda të reja
Kryeministri, Albin Kurti, ka vlerësuar rëndësinë e Policisë së Kosovës dhe p...
-
Klinika e Radiologjisë ende vazhdon të ballafaqohet me mungesë të stafit “Besoni janë rritur shumë shërbimet”
Zgjerimi i shërbimeve diagnostikuese në Klinikën e Radiologjisë në Qendrën Kl...
-
BQK njofton se ka aplikuar zyrtarisht për përfshirje të Kosovës në SEPA
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar sot se ka dorëzuar zyrtarisht apli...
-
Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime
Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratua...
-
Fundjava me mot të qëndrueshëm, temperaturat zbresin deri në -4 gradë Celsius
Gjatë fundjavës në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, me vra...
-
Gjilan: Katër persona dërgohen në paraburgim për armëmbajtje pa leje
Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti, ua ka caktuar masën e paraburgimit...
-
Prattipati pret në takim gjeneralin amerikan Osborn në vizitën e tij të fundit zyrtare në Kosovë
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosov...
-
Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar ...
-
Qytetari nga Ferizaj gjen rreth 270 euro, i dorëzon në polici
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, sot, rreth orës 14:00, në r...


































