Rozë

Pse qau Kirsten Dunst në tapetin e kuq të Kanës?

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 27 May 2017

Kirsten Dunst shpërtheu në lot gjatë parakalimit në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Kanë për premierën e filmit të saj “The Beguiled”.

Aktorja 35 vjeçarja arriti në premierën e këtij filmi bashkë me aktorët e tjerë, Elle Fanning, Nicole Kidman dhe Colin Farrell si dhe regjisoren Sofia Coppola me të cilën Dunst ka punuar shumë herë në karrierën e saj.

Sipas një burimi, lotët e Dunst erdhën nga emocioni që ajo ishte sërish në tapet të kuq me Coppola.

-Advertisement-

“Ishte thjesht një moment i veçantë që e gjeti atë në befasi”, ka thënë ky burim, transmeton Klan Kosova.

Hera e fundit që  të dyja ishin bashkë në një festival ishte viti 200 për filmin “Marie Antoinette”, film që nuk u prit shumë mirë.

Por këtë herë duket se eksperienca e tyre ishte më e mirë pasi filmi “The Beguiled” mori shumë ovacione dhe duartrokitje nga publiku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion

Të tjera