Pse nuk duhet ta etiketoni nënën në Facebook nëse ajo e ka mbiemrin e vajzërisë
Autori: Gazeta inFokus 17:58 | 21 December 2019
Njëra ndër pyetjet më të shpeshta që paraqiten në faqet financiare në internet është “Si është mbiemri i vajzërisë i nënës tuaj?” Kjo pyetje paraqitet pothuajse gjithmonë kur e harroni fjalëkalimin ose kur përpiqeni të hyni në një llogari nga ndonjë kompjuter i ri.
Mbiemrat e vajzërisë të nënave tona e zhbllokojnë një pjesë të madhe të të dhënave tona për identitetin. Për çdo vit, ata që i shfaqin këta mbiemra në Facebook ua lehtësojnë punën personave me qëllime të këqija që t’i gjejnë kodet tona.
Nëse jeni të detyruar që ta përdorni një përgjigje të sigurisë, të paktën duhet ta ndërtoni një të sigurt, thotë shefja e sektorit të sigurisë kibernetike të bankës PNC, Debbie Guild.
Një këshillë e popullarizuar nga njohësit e teknologjisë është që nëse në një faqe duhet t’i përgjigjeni pyetjes për mbiemrin e vajzërisë së nënës tuaj, thjesht shpikeni një fjalë, por mbajeni në mend atë.
Ka gjasa që mbiemri i vajzërisë i nënës suaj të mos jetë sekret dhe ndoshta dikush mund ta gjejë atë edhe në faqe të tjera, përpos në Facebook. Sigurisht, jo të gjitha nënat e shfaqin këtë mbiemër në këtë rrjet social. Por nëse nëna juaj e bën një gjë të tillë, do të ishte mirë që të mos e shfaqni. Edhe nëse emri i saj shfaqet dikund, ju nuk duhet ta identifikoni atë si nënën tuaj, shkruan “HuffPost”
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...