PSD-ja-Qeverisë: Shef i Byros së Konfiskimit të bëhet Martin Berishaj
Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 10 February 2023
Kjo parti i ka propozuar Qeverisë në mënyrë ironike që shef i Byros të Konfiskimit ta bëjë Martin Berishaj, emri i të cilit është përfolur për korrupsion.
“Shef i Byros së Konfiskimit, të bëhet Martin Berishaj!” thuhet në reagimin e PSD-së.
“Edhe me ndryshimet e bëra, Byroja për Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme ngelet një instrument i sofistikuar politik i Albin Kurtit”
Postimi i plotë:
Shef i Byros së Konfiskimit, të bëhet Martin Berishaj!
Edhe me ndryshimet e bëra, Byroja për Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme ngelet një instrument i sofistikuar politik i Albin Kurtit.
LDK iu përgjigj me duar lart gjyqeve publike e gjuetisë së shtrigave. Asnjë vend evropian nuk e ka një mekanizëm të tillë. Nevoja për ta dëshmuar pafajësinë përpara këtij pushteti nënkupton pranimin e tij si instancë etike. Bash kur skandali Martin Berishaj po bën kërdinë, disponimi antikorrupsion i tyre shkoi në VV. Inferioriteti në LDK po e çon atë te pushteti, ende pa marrë pushtet.
Nuk ka ndryshuar kontrolli absolut mbi përzgjedhjen e organeve drejtuese e mbikëqyrëse të Byrosë. Drejtori i Byrosë do të zgjedhet nga një shumicë e thjeshtë në Kuvendin e Kosovës. Gjithashtu, nga 5 anëtarët e Komisionit Mbikëqyrës të këtij institucioni, 4 janë nën kontrollin politik të Qeverisë duke pamundësuar një mbikëqyrje të pavarur. Zëvendësi i Avokatit të Popullit dhe Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, dhe Auditori i Përgjithshëm zgjedhën me shumicë të votave në Kuvend, përderisa Drejtori i Njësisë së Inteligjencës Financiare zgjedhet nga Qeveria.
Ndryshimet e bëra në projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme as për së afërmi nuk e kanë zbehur karakterin e këtij institucioni si një mekanizëm për të bërë gjueti shtrigash. Për më tepër, ndryshimet e bëra vetëm sa i kanë shërbyer një fshehjeje të sofistikuar të kontrollit absolut që pushteti do ta ketë mbi këtë institucion.
Pritshmëritë se nga ky mekanizëm gjykatat tona do stërngarkohen me lëndë e për pasojë do shkaktojnë pasiguri të mëdha në raport me të gjitha pronat që do bëhen objekt shqyrtimi nga to, vazhdojnë të jenë reale dhe tejet shqetësuese.
Të tjera
-
Rohde shkruan në librin e ngushëllimeve për Kadarenë: Gjigant i letërsisë, e solli letërsinë shqipe në botë
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka shkruar në librin e ngushëllimev...
-
Ish-luftëtari i UÇK-së: Po doli Kadri Veseli nga Haga, Albin Kurti s’ka shans të fitojë më zgjedhjet
Eksperti i sigurisë dhe ish-luftëtar i UÇK Dritan Goxhaj tha se Albin Kurti n...
-
I jepet lamtumira e fundit kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare
I jepet sot lamtumira e fundit shkrimtarit të madh Ismail Kadare, i cilësuar ...
-
Kryeministri Kurti bën homazhe para arkivolit të Ismail Kadaresë
Në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë po mbahen homazhet publik...
-
Zyrapi vazhdon dëshminë në Hagë, flet për takimin para nënshkrimit të marrëveshje së Rambujesë
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, për të tretën ditë me ra...
-
Haxhiu për miratimin e “Strategjisë për drejtësi transicionale”: Kostoja prej 15 milionë eurosh, hap i madh dhe pozitiv
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të mërkurën organizoi tryezë me dona...
-
Kurti, ministra e deputetë drejt homazheve për Kadarenë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrat e tij dhe deputetë t...
-
Universum International College shpallë konkursin për regjistrim të studentëve të rinj për vitin akademik 2024/2025
UNI - Universum International College fuqizuar nga Arizona State University z...
-
Konjufca arrin për homazhe në ceremoninë për Kadarenë
Kryeparlamentari Glauk Konjufca tashmë ka arritur në Tiranë. Ai është parë...
-
Ambasada e SHBA: Ismail Kadare pasqyroi kompleksitetin e pasur të shoqërisë
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka kujtuar dhe bërë homazhe në nder të shkrimit ...
-
Kosova bëhet me Konsull Nderi në Izrael, ambasdorja Ziv: Hap tjetër i forcimit të raportit mes dy vendeve
Eyal Waldman është emëruar dje si konsull nderi i Republikës së Kosovës në Iz...
-
Tërheqje masive e kandidatëve në Francë për të ndaluar fitoren e Marine Le Pen
Partitë opozitare në Francë bënë disa marrëveshje të nxituara, në përpjekje p...