Lajme

PS: Kallëzimi penal i PD-së nuk ka logjikë

Autori: Gazeta inFokus 16:14 | 06 March 2022

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste të Shqipërisë në Komisionin Qendrorë të Zgjedhjeve, Erdian Salianji, në një konferencë për media, ka hedhur poshtë pretendimet e Partisë Demokratë se PS po bllokojnë procesin e votimit në Vorë, madje ai tha se zgjedhjet janë duke vazhduar pa asnjë problem, përveç bashkisë së Shkodrës ku për shkak të motit ka qenë e pamundur hapja e saj.

Sipas Salianjit, problemi i PD -së për të gjetur komisionere ka shkaktuar trazira, pasi që bashkia e Vorës ka korum ligjor për të vazhduar procesin.

“Vazhdon procesi normalisht vetëm me një problematikë ligjore sa i përket bashkisë së Shkodrës ku një qendër votimi për shkak të kushteve atmosferike po bëhet e pamundur hapja e saj, kurse ka edhe një problematik tjetër që nuk është problematikë ligjore por është një pretendim i ngritur nga Partia Demokratike(PD) për sa i përket bashkisë Vorë në të cilin këtë pretendim do ta ndajmë në dy pjesë, pretendim joligjor dhe jologjik. Sa i përket pretendimit joligjor do të sqaroja se në bashkinë e Vorës procesi po vazhdon normalisht me korum të nevojshëm ligjor për vazhdimin e procesit me 4 dhe 5 anëtarë, si dhe me një sekretarë të emëruar kryesisht nga KQZ-ja në ato qendra të votimit në të cilat Partia Demokratike nuk ka paraqitur sekretarë. Për sa i përket problemit i cili është jologjik, është se Partia Demokratike ngreh një pretendim sa i përket emërimit të anëtarëve, emërimi i anëtarëve është një emërim ligjor i Partisë Demokratike e cila ka për detyrë t’i ofroj pranë KQZ -së banorët e bashkisë Vorë”, tha Salianji.

-Advertisement-

Ai tha se pamundësia e Partisë Demokratike për të gjetur anëtarë të komisionit nuk është shkelje e ligjit.

Ndërkohë bashkia e Vlorës mbeti pa kryetar pasi Agim Kajmaku u bë subjekt i ligjit të dekriminalizimit. Në bashkinë Rrogozhinë ndërroi jetë kryebashkiaku Haxhi Memolla, ndërsa kryetari i Bashkisë Dibër, Dionis Imeraj, dha dorëheqjen pasi garoi për deputet në listën e PS-së.

Ndërkaq në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit kanë marrë pjesë 18 kandidatë, kurse të drejtën e votës kanë 654 mijë e 538 qytetarë të këtyre bashkive.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera