Protestë në Republikën Sërpska kundër rinumërimit të votimeve
Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 26 October 2022
Mbështetësit e koalicionit qeverisës në Republikën Sërpska kanë protestuar më 25 tetor në Banja Llukë, duke kërkuar që autoritetet zgjedhore t’i japin fund rinumërimit të votave për president.
Republika Sërpska është një prej tri entiteteve në Bosnjë e Hercegovinë. Zgjedhjet e përgjithshme në këtë shtet u mbajtën më herët gjatë këtij muaji.
Millorad Dodik, lideri de fakto i serbëve të Bosnjës dhe president i partisë më të madhe në Republikën Sërpska, Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur, udhëhoqi protestën, në të cilën, sipas policisë morën pjesë 30.000 persona.
Protestuesit mbanin fotografi të Dodikut dhe valëvitën flamujt partiakë, duke akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se po tenton të zhbëjë vullnetin e serbëve për ta zgjedhur Dodikun si lider të tyre.
Gjatë fjalimit para protestuesve, Dodik u zotua se do të luftojë për të drejtën e serbëve “për të zgjedhur se si duan të jetojnë” dhe akuzoi politikanët perëndimorë dhe ata jo-serbë në Bosnje për “urrejtje” dhe se po tentojnë “të zhdukin” Republikën Sërpska.
“Ne nuk do të heqim dorë nga liria jonë për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur”, tha Dodik, partia e të cilit po kundërshton rinumërimin e votave.
“Unë besoj fuqishëm në idenë e një Republike Sërpska të pavarur”, shtoi ai.
Protesta u nxit pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të rinumërojë votat e zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 2 tetor. Rinumërimi po bëhet për zgjedhjet për president dhe nënpresidentë në Republikën Sërpska.
Dodik, që është anëtar i Presidencës trepalëshe, garoi për president të Republikës Sërpska. Kundërkandidate e tij ishte Jelena Triviq, nga Partia Përparimtare Demokratike.
Autoritetet zgjedhore nisën rinumërimin e votave pas shqetësimeve se integriteti i procesit zgjedhor është cenuar dhe dyshimeve për mashtrime zgjedhore.
Prokurorët shtetërorë dhe zyrtarët policorë po mbikëqyrin rinumërimin e votave, proces që po zhvillohet në Sarajevë. Dodik po kërkon që ky proces të kryhet në Republikën Sërpska.
Qytetarët nga e mbarë Republika Sërpska morën pjesë në protestë. Ata u mblodhën në qendër të qytetit dhe marshuan për dhjetë minuta, dhe më pas Dodik iu adresua protestuesve.
Pjesëtarët e opozitës veçse kanë mbajtur dy protesta në Republikën Sërpska, për të shprehur shqetësimet për mashtrimet zgjedhore dhe për të shprehur mbështetjen për rinumërimin e votave.
Opozita po ashtu po kërkon që disa persona të ndiqen penalisht, përfshirë edhe Dodiku, i cili është subjekt i sanksioneve perëndimore për shkak të aktiviteteve të tij për ndarjen e Republikës Sërpska nga Bosnja./REL
Të tjera
-
Një person ngujohet dhe rrihet keq në një lokal në Gjilan, arrestohen dy të dyshuarit
Dy persona janë arrestuar në Gjilan, pasi të njëjtit dyshohet se kanë privuar...
-
Gjashtë raste të dhu*nës në familje, tre persona dërgohen në mbajtje
Në Policinë e Kosovës janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje gjatë...
-
Gjenden dy gran*ata dore në Graçanicë, ndërhynë KFOR-i e FSK-ja
Gjatë ditës së hënë nga Policia e Kosovës në Graçanicë janë gjetur dy granata...
-
Kadrijaj: AAK-ja ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë dhe jo shpërbërjen e kuvendit
Deputetja nga Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës, Time Kadrijaj në një deklaratë...
-
“Shoferit 40, e kompanisë 300 euro”, Policia e Kosovës e pamëshirshme për thyerjen e rregullave në trafik, shikoni sa qytetarë u gjobitën
Policisë së Kosovës si zakonisht i’u caktua detyra e zona në të cilën i reali...
-
Rritet numri i turistëve të huaj në Kosovë, këto janë vendet prej nga vijnë
Numri i turistëve të huaj të cilët vizitojnë Kosovën, është rritur nga viti n...
-
Komuna e Mitrovicës së Veriut rrënon një objektin e një kafiterie që po funksiononte ilegalisht
Komuna e Mitrovicës së Veriut ka rrënuar një kafiteri e cila për vite të tëra...
-
Bernard Kouchner anulon vizitën në Kosovë për 25 vjetorin e çlirimit
Përfaqësuesi i lartë i OKB-së, Bernard Kouchner dhe njëherësh edh ish ministr...
-
25 të vde*kur nga aksidentet për katër muaj në Kosovë
25 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve që kanë ndodhur gjatë pe...
-
Kosova në pritje të raportit të Borrellit për heqjen ose jo të masave
Vendet anëtare të BE-së i kanë kërkuar përfaqësuesit të Lartë Borrell që të d...
-
Jep dorëheqje zëvendëskryeministrja e dytë e Spanjës, pas zhgënjimit nga rezultatet e zgjedhjeve në BE
Zëvendëskryeministrja e dytë e Spanjës dhe Ministrja e Punës, Yolanda Diaz, k...
-
Në Prishtinë mbahet samiti “Ballkani Perëndimor 2024”, merr pjesë Robertson dhe Renzi
Sot në Prishtinë do të mbahet samiti “The Western Ballkans 2024” (Ballkani Pe...