Protestë në Golem, pakënaqësi për zaptimin e plazheve publike

Autori: Gazeta inFokus
22:09 | 30 July 2022
Një grup aktivistësh kanë protestuar sot në Golem për zaptimin e plazheve publike.
Pakënaqësia e akumuluar prej kohësh bëri që përveç organizatorëve, protestës t’i bashkoheshin me dhjetëra qytetarë.
Në shenjë proteste, pushuesit braktisën çadrat që u kishin paguar bizneseve private.
“Protestën e pamë rastësisht dhe iu bashkuam pa ngurrim. Është një kauzë shumë e drejtë dhe duhet t’i bashkohen më shumë qytetarë. Çmimet janë të shtrenjta, plazhet publike janë të pamjaftueshme dhe kur ne vendosim çadrat në plazhe publike dhe i lëmë aty, policia vjen dhe na i heq gjatë natës,” – u shpreh një protestues.
“Plazhi publik i vendosur në dispozicion për ne, zaptohet nga privati se vijnë dhe vendosin çadra të thjeshta dhe më pas dhe aty kërkojnë nga 100 lekë. Është plazh publik, jam pensioniste dhe i kam paguar 40 vite shtetit taksa. Kam blerë shtëpi këtu dhe të mos kem mundësi të bëj plazh, është e turpshme.” – tha një tjetër.
Zaptimi i hapësirës publike nga biznesi privat është një problem i përvitshëm.
Edhe pse këtë sezon kontrollet për zëniet e paligjshme kanë qenë të shpeshta, problemi mbetet aktual. /euronews.al

Të tjera
-
Në letrën drejtuar Kurtit, LDK e cilëson qeverisjen 4-vjeçare të VV si periudhë stagnimi dhe rrezikimi të demokracisë
Përmes një letre publike drejtuar Albin Kurtit, kryetari i Lidhjes Demokratik...
-
Abdixhiku akuzon Kurtin për dështim në krijimin e shumicës dhe thellim të krizës politike
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka hedhur akuza t...
-
EKSKLUZIVE: Kjo është letra e Abdixhikut dërguar Kurtit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur përmes një letre publi...
-
Edhe Abdixhiku i ka dërguar letër Kurtit: “Kam shpalosur pozicionin e LDK-së për të ardhmen e Kosovës”
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar sot ...
-
Haradinaj pranon propozimin e Abdixhikut për takim
Lidhja Demokratike e Kosovës ka refuzuar për herë të tretë dhe përfundimisht ...
-
“JO”: Abdixhiku refuzon përfundimisht Kurtin – propozon “Qeveri tranzicionale”
Lidhja Demokratike e Kosovës ka refuzuar për herë të tretë dhe përfundimisht ...
-
Abdixhiku i gatshëm të takohet me Kurtin
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka refuzar e ftesën e Kurtit për një koali...
-
6 muaj burgim i zëvendësohen me 2 mijë euro gjobë Dardan Molliqajt për sul*min ndaj zyrtarit policor në protestën e 2022-së
Pas aprovimit të marrëveshjes për pranim fajësie, Gjykata Themelore e Prishti...
-
Lumir Abdixhiku në konferencë për media pas letrës nga Kurti
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të mbajë konfe...
-
Përplasjet për Çagllavicën bllokojnë mbledhjen e Kuvendit të Prishtinës – Rama dhe LDK braktisin seancën
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me këshilltarët komun...
-
Tragjedia në Prizren: Shkolla me reagim prekës pas vras* jes së 15-vjeçares
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Prizrenit mëngjesin e sotëm. Një v...
-
Ramush Haradinaj përkujton vëllanë e tij, Luanin
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar vëllanë e tij Luanin, i cil...