Prosper: Tre gjykatësit e Speciales e njollosën UÇK-në dhe NATO-n
Autori: Gazeta inFokus
21:42 | 21 September 2026
Avokati i Hashim Thaçit, Pierre-Richard Prosper, ka deklaruar në “Rubikon” në Klan Kosova se aktgjykimi i Dhomave të Specializuara nuk goditi vetëm të akuzuarit, por njollosi tërë luftën çlirimtare dhe aleancën me perëndimin.
Sipas Prosperit, vendimi i trupit gjykues për ta cilësuar UÇK-në si “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale” nënkupton absurdin se edhe NATO-ja ka hyrë në partneritet me një organizatë kriminale
Kur dëgjoni se çfarë kanë thënë, ata kanë thënë se ka qenë Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale dhe kanë thënë se Hashim Thaçi e të tjerët kanë qenë në krye të të gjithë UÇK-së dhe të gjitha abuzimeve që ka bërë UÇK-ja. Nuk e kanë thënë se kanë qenë disa individë në UÇK që nuk e kanë bërë këtë, kështu u urdhërua ose një fraksion që ka qenë përgjegjës
Ata kanë njollosur të gjithë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në esencë kanë njollosur të gjithë trashëgiminë e çlirimit të Kosovës dhe të pavarësisë. Kanë njollosur NATO-n dhe në esencë kanë thënë se NATO-ja ka hyrë në partneritet me Ndërmarrje Kriminale. Tre burra dhe një herë e përsëris, dua që shikuesit tuaj të dëgjojnë se çfarë po them, tre burra kanë rishkruar dhe kanë shlyer historinë!”, tha avokati amerikan.
Prosper kritikoi gjithashtu përmendjen e pabazë të komandantëve të tjerë të UÇK-së që nuk ishin pjesë e gjykimit, si dhe mungesën e thellë të transparencës me mbajtjen hermetike të aktgjykimit prej më shumë se 2000 faqesh.
Ai konfirmoi se do të qëndrojë krah Thaçit deri në pastrimin e plotë të emrit të tij gjatë apelit, proces ky që pritet të zgjasë rreth një vit, duke e cilësuar vendimin aktual si të padrejtë dhe të korruptuar moralisht.

T� tjera
-
“Ka rënie të ritmit, por jo rënie të progresit” – Konjufca për Raportin e Progresit
Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ka thënë se bllokada institucionale dhe t...
-
Rreth 50 konsumatorë të shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit në Prishtinë për shkak të borxheve
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se janë shkyçur afro...
-
Kjo grua po kërkohet nga Policia në Prishtinë për vjedhje
Policia në Prishtinë ka publikuar një kërkesë për bashkëpunim, për ta identif...
-
Sorensen takon Kurtin në Paris: Tash që institucionet janë formuar, folëm për rrugën përpara të dialogut Beograd-Prishtinë
Kryeministri Albin Kurti është takuar me emisarin e BE’së për dialogun Kosovë...
-
Osmani: Fotoja e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë s’janë dekore, janë themelet e shtetit
Presidentja e gjashtë e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar lidhur me zhve...
-
Tahiri: Kosova nuk ka rrugë tjetër pos asaj të integrimit evropian
Deputeti i Aleancës Besnik Tahiri, ka folur për Raportin e Progresit, duke e ...
-
Rreth 50 konsumatorë të shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit në Prishtinë për shkak të borxheve
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se janë shkyçur afro...
-
Bajrami – LVV-së: Raporti i BE-së s’evidenton asnjë të arritur, ju dilni flisni për progresin që paska bërë Kosova në integrim evropian
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha gjatë debatit...
-
Tahiri kërkon nga Qeveria të mos arsyetohet: Raporti i Komisionit s’është i opozitës, reflektoni
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, në seancën e jashtëzakons...
-
Të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc deklarohen sërish të pafajshëm
Të akuzuarit Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq, si dhe Igor Dimoviq, janë dekla...
-
Gashi: Integrimi evropian mbetet orientimi strategjik i Kosovës
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Liza Gashi, ka folur në seancën e jashtëza...
-
Haradinaj për vizitën e Listës Studentore serbe në Kosovë: Disa nga ta, është dashur të arrestohen
Ish-kreu i Aleancës, deputeti Ramush Haradinaj, ka komentuar vizitën në Kosov...




































