Lajme

Pronat në bregdetin e Vlorës, “nën lupën” e SPAK/ Pas falsifikimeve dhe tjetërsimeve, dosja kalon në Prokurorinë e Posaçme

Autori: Gazeta inFokus 22:25 | 29 June 2026

Mësohet se, Prokuroria e Vlorës, pas hetimeve paraprake, ka shpallur moskompetencën duke e përcjellë dosjen drejt Tiranës

VLORË-  Një hetim i gjerë mbi tjetërsimin e pronave dhe falsifikimin e dokumentacionit në zonat më të lakmuara të bregdetit të Vlorës, konkretisht në Radhimë, Dukat dhe Orikum, është transferuar zyrtarisht në duart e Prokurorisë së Posaçme.

Mësohet se, Prokuroria e Vlorës, pas hetimeve paraprake, ka shpallur moskompetencën duke e përcjellë dosjen drejt Tiranës. Ky vendim vjen si pasojë e kallëzimeve të shumta të depozituara nga banorë të zonës, të cilët denoncojnë grabitjen e pronave të tyre përmes manipulimeve ligjore

-Advertisement-

Hetimi lidhet me dyshimet se sipërfaqe të konsiderueshme toke bujqësore në Orikum, Dukat dhe Rradhimë janë tjetërsuar përmes dokumenteve të falsifikuara dhe më pas janë regjistruar në hipotekë, duke dëmtuar pronarët që pretendojnë se i kanë përfituar tokat sipas ligjit 7501.

Bëhet me dije se, kallëzimet janë depozituar nga një grup banorësh të Orikumit, Rradhimës dhe Dukatit, të cilët kanë kërkuar hetim për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim dokumentesh” dhe dyshime për veprimtari në kuadër të një “grupi të strukturuar kriminal”.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy