Lajme

Pronarët e kompanive më të mëdha teknologjike në botë favorizohen në inaugurimin e Donald Trump

Autori: Gazeta inFokus 19:19 | 20 January 2025

Liderët e kompanive kryesore të teknologjisë në Amerikë, Mark Zuckerberg i Facebook, Jeff Bezos i Amazon, Tim Cook i Apple dhe Elon Musk i Teslës, patën një trajtim të veçantë në inaugurimin e Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

The Huffington Post shkruan se CEO-t kryesor të teknologjisë, u ulën në ulëset e përparme të platformës ku u inaugurua Presidenti i ri i SHBA-s, duke lënë prapa vetes njerëzit kryesor që pritet të jenë pjesë e kabinetit të Donald Trump.

Për më shumë, Huffpost shkruan se edhe grave të CEO-ve iu rezervuan ulëse më të mira se shumicës së anëtarëve të kongresit. /Gazeta Infokus

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera