Fokus

Pronarët e barnatoreve nuk ia ‘vesin letrat’ Përparim Ramës, punojnë në të zezën (Pamje)

Autori: Gazeta inFokus 23:41 | 15 November 2023

Nga 1 tetori Kuvendi Komunal i Prishtinës kishte marrur vendim për kujdestarinë për barnatoret, ku orari i kujdestarisë së natës ishte për 5 barnatore në gjithë kryeqytetin, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë vendim siç  po shihet disa nga barnatoret në kryeqytet nuk janë duke e respektuar, duke bërë kështu që të punojnë në të “zezën”.

Në disa pamje të dërguara në redaksinë e Infokus nga një lexues shihet se si një barnatore afër Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, nuk është duke e respektuar këtë vendim të komunës.

-Advertisement-

Në këto pamje shihet se si dritat e kësaj barnatore janë të fikura por që qytetarët janë duke pritur jashtë saj që të furnizohen me barnat e tyre.

Ky lexues që ka dërguar këto pamjet, thotë se brenda në barnatore i kanë thënë që të presin pak më larg pasi që janë duke punuar në të zezën.

“Kur kom shku unë më thojshin shko prit ma qatje se të zezen tu punu deri sa mi bojshin barnat gati”, ka deklaruar lexuesi.

E kujtojmë që vendimi i komunës për barnatoret që nuk respektojnë kujdestarinë do të pësojnë dhe gjoba.

“Orari i kujdestarisë së natës për barnatore është prej orës 21:00 deri në 07:00, kujdestarojnë 5 (pesë) barnatore në gjithë kryeqytetin. Gjobiten me nga 300 deri në 1000 euro personi fizik dhe nga 1000 deri në 3000 euro personi juridik, nëse nuk i përmbahen orarit të përcaktuar. Orari i barnatoreve kujdestare do të publikohet së shpejti”, thuhet në njoftimin e komunës.

Ndryshe shihni pamjet e dërguara nga lexuesi i Infokus:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera