Lajme

Prokuroria Speciale njofton dorëzimin e aktakuzës për kri*me lu*fte në lagjen e Jasharajve në Prekaz

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 04 September 2026

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë konferencë për media lidhur me dorëzimin e një aktakuze për krime lufte të kryera në lagjen e Jasharajve, në Prekaz të Skenderajt.

Sipas njoftimit, konferenca do të mbahet në objektin e Prokurorisë Speciale, duke filluar nga ora 13:30.

Prokuroria nuk ka bërë të ditur ende detaje rreth personave ndaj të cilëve është ngritur aktakuza apo veprimeve konkrete për të cilat dyshohen. Këto pritet të bëhen publike gjatë konferencës për media.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy