Lajme

Prokuroria nis hetimet për vdekjen e 20-vjeçares në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 07 February 2023

Një vajzë ka vdekur në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

20-vjeçarja kishte qenë duke u trajtuar aty.

Rasti u raportua në polici nga babai i viktimës që ka kërkuar të hetohet rasti, pasi që dyshohet se nuk ka pasur trajtim të duhur mjekësor.

-Advertisement-

Lidhur me rastin Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet.

Zëdhënësja Laureta Ulaj, tha se rasti po hetohet si “Vdekje e dyshimtë”.

“Rastit te cilit i referoheni ju njoftojmë se me urdhër te Prokurorit te Shtetit trupi i pajete është dërguar ne IML për t’iu nënshtruar obduksionit, si dhe rasti është iniciuar për hetim “vdekje e dyshimtë”, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të kësaj vdekjeje”, tha Ulaj për Klankosova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera