Lajme

Prokuroria në Gjilan: Në 2024-në kemi ngritur 316 aktakuza për dhunë në familje

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 28 January 2025

Prokuroria Themelore në Gjilan bën të ditur se gjatë vitit 2024 ka pasur në punë gjithsej 2 mijë e 210 kallëzime penale, përfshirë Departamentin e Krimeve të Rënda, Departamentin e Përgjithshëm dhe Departamentin për të Mitur.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se  janë zgjidhur gjithsej 2 mijë e 157 raste, ashtu që nga numri i përgjithshëm janë kryer 97% e lëndëve.

“Gjatë vitit 2024 përmes procedurave alternative, duke përfshirë edhe urdhëratë ndëshkimor janë zgjidhur 40.8% e rasteve”.

-Advertisement-

“Ndërsa, sa i përket veprave penale të dhunës në familje, gjatë vitit 2024 janë ngritur gjithsej 316 aktakuza kundër 360 personave”, thuhet në njoftim.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera