Kryeziu: Një Kuvend pa diskutim, pa votim, pa përfaqësim duhej të bojkotohej nga të gjithë deputetët

Autori: Gazeta inFokus
19:46 | 11 June 2025
Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka deklaruar sot pas dështimit të 30-të me radhë që të konstituohet Kuvendit se nuk do të marrë pjesë më në seanca.
Në lidhje me këtë deklaratë të Hasanit ka reaguar drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet kryeziu.
Kryeziu tha në reagimin e tij se “deputeti Nait Hasani, përmes këtij veprimi sot tregoi se nuk po ikën nga përgjegjësia. Përkundrazi, po e mbron atë me një akt proteste, bojkotim.
”Kur pas mbi 30 tentativash Kuvendi s’po arrin të konstituohet, është e qartë se problemi nuk është më teknik, është politik, është moral.Deputeti Nait Hasani, përmes këtij veprimi sot tregoi se nuk po ikën nga përgjegjësia. Përkundrazi, po e mbron atë me një akt proteste, bojkotim. Politika, më shumë se votë e pushtet, është përgjegjësi dhe llogaridhënie – dhe këtë do duhej ta bënin edhe 119 deputetët e tjerë”, ka shkruar Kryeziu.
Madje sipas Kryeziut një kuvend pa diskutim, pa votim, pa përfaqësim duhej të bojkotohej nga të gjithë deputetët.
”Përndryshe, një Kuvend pa diskutim, pa votim, pa përfaqësim, dhe me një udhëheqës që e hap e e mbyll sipas tekeve personale e të partisë që i takon, duhej të bojkotohej nga të gjithë deputetët. Deputetët nuk duhet të heshtin. Nuk duhet të bëhen pjesë e bllokadës që po e vendos shtetin në pauzë dhe po e dëmton demokracinë”, ka shtuar më tutuje ai./

Të tjera
-
LAJMI I FUNDIT – Dyshohet për the*rrje me thi*kë tek “Ura e Ibrit” në Mitrovicë
Sot në orët e vonëshme po dyshohet për një therje me thikë tek Ura e Ibrit në...
-
Aksident mes dy veturave në Veternik të Prishtinës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sonte në lagjen “Veternik” të Prishti...
-
Nga burrat e maskuar në shkretëtirë deri te shkatërrimi i elitës ushtarake dhe bërthamore, si e sulmoi Izraeli Iranin
Në mes të natës, në zemër të shkretëtirës iraniane, nis një nga operacionet m...
-
Iu hoq shtetësia pasi punonte si polic në Serbi, N.V. dëbohet nga Kosova, i ndalohet hyrja për 5 vjet
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se për N.V, ...
-
Rrëqeth Miss World Albania, tregon se si tërmeti i 2019-tës në Shqipëri ia ndryshoi komplet jetën
E ftuar në emisionin “ZGJOHU”, Miss World Albania, Elona Ndrecaj, ka rrëfyer ...
-
Klinika Gjermane e Syrit feston 20-vjetorin: Dy dekada profesionalizëm, besim dhe ekselencë mjekësore
Klinika Gjermane e Syrit ka shënuar 20-vjetorin e themelimit me një ceremoni ...
-
Jeton Mushkolaj, kandidat i LDK-së në garën për kryetar të Deçanit
Jeton Mushkolaj është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës në garën për...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Pejë
Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Rozafa” në Pejë sot rreth o...
-
Mesiq: UÇK-ja ia dha gozhdën e fundit Millosheviqit dhe Jugosllavisë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq në një intervistë për “Info Magazine” ...
-
KFOR-i mban trajnime evakuimi në Rahovec
Ushtarët e misionit të KFOR-it që i përkasin Komandës Rajonale Perëndimore dh...
-
Gucati: Po përgatisim një draf-dokument për shuarjen e Speciales apo vendosjen në Kosovë
Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se janë duke punuar në përgatit...
-
Kurti prezanton qëndrimin e Kosovës për konfliktin Izrael-Iran: Zgjidhje diplomatike, Teherani ta ndalë cenimin e stabilitetit rajonal
Republika e Kosovës ka reaguar me shqetësim ndaj përshkallëzimit të situatës ...