Lajme

Kurti priti në takim një delegacion të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme

Autori: Gazeta inFokus 19:00 | 11 June 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim një delegacion të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, të kryesuar nga z. Elder Gerrit W. Gong, anëtar i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve.

Kryeministri Kurti falënderoi pjesëtarët e delegacionit për angazhimin e tyre dhe për interesimin e treguar ndaj Kosovës. Ai theksoi rëndësinë e sundimit të ligjit dhe të barazisë, duke vënë në pah përkushtimin e Republikës së Kosovës si vend gjithëpërfshirës dhe demokratik.

Gjatë takimit, z. Gong informoi Kryeministrin për veprimtarinë e Kishës në Kosovë, duke theksuar se ajo ka mbështetur mbi 175 projekte në vend, kryesisht në fushën e arsimit, si dhe përmes iniciativave të tjera me ndikim të drejtpërdrejtë në komunitet.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera