Lajme

LDK nesër konferencë për media, Abdixhiku shpalos 15 pikat për Qeverinë e Unitetit

Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 11 June 2025

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media ka njoftuar se nesër me datë 12 qershor, do të mbajë konferencë për media ku kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku do të shpalosë agjendën 15 pikëshe të Qeverisë së Unitetit Kombëtar.

Konferenca do të mbahet në selinë qendrore të LDK-së.

LDK-ja më herët ka propozuar idenë e krijimit të një qeverie nacionale të tranzicionit, me afat të caktuar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera