Lajme

Prokuroria kërkon rigjykim ndaj ish-kryetarit të Gjilanit dhe 27 zyrtarëve tjerë

Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 16 September 2023

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka kërkuar nga Gjykata e Apelit prishjen e aktgjykimit lirues ndaj ish-kryetrarit të Gjilanit dhe 27 zyrtarëve të tjerë dhe kthimin e çështjes në rigjykim. Mirëpo, këtë kërkesë të PSRK-së e kanë kundërshtuar mbrojtësit e zyrtarëve të akuzuar dhe kanë kërkuar të vërtetohet aktgjykimi lirues i Gjykatës Themelore në Pejë.

Më 13 prill 2022, Gjykata Themelore në Pejë kishte liruar nga akuzat për korrupsion me tender dhe krim të organizuar ndaj Qemajlit dhe 27 zyrtarëve tjerë komuna, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ankesën e PSRK-së e ka shqyrtuar të premten kolegji i gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit me kryetar Burim Ademi, gjykatësi referuese Vaton Durguti dhe anëtar gjykatësin Bashkim Hyseni.

-Advertisement-

Fillimisht sipas gjykatësit Durguti ankesë ka paraqitur Prokuroria Speciale e Kosovës e cila prokurori ka kërkuar që aktgjykimi i Themelores në Pejë të prishet dhe çështja të kthehet në rigjykim dhe rivendosje

Kundër ankesës së Prokurorisë Speciale përgjigje kane parashtruar mbrojtësi i Qemajl Mustafës, avokatit Osman Havolli, duke i propozuar gjykatës që të refuzojë ankesë e Prokurorisë Speciale dhe të vërtetojë aktgjykimi e Themelores në Pejë. Të njëjtit fjalë e përkrahen edhe të liruar tjerë nga akuza duke i propozuar kolegjit të Apelit vërtetimin e aktgjykimit të Themelores.

Kolegji i gjyqtarëve njoftoi palët se brenda afatit kohorë do të pranojnë aktgjykimi e përpiluar me shkrim.

Për këtë rasti “Betimi për Drejtësi” në emisionit e tij të 275 kishte theksuar se si kishte dështuar Prokuroria në shkallë të parë për trajtimin e te njëjtit.

Ndryshe, më 6 dhjetor 2021, kryetarja e trupit gjykues Nushe Kuka- Mekaj në ditën e shpalljes së aktgjykimit, e kishte bërë rihapjen e kësaj çështje gjyqësore. Kurse me 1 dhjetor 2021, palët kishin dhënë fjalët e tyre përfundimtare.

Aktakuzën në këtë rast e ka përfaqësuar prokurori Agron Bajrami, mirëpo me avancimin e të njëjtit në Prokurorinë e Apelit, kjo lëndë i është ndarë në punë prokurorit Burim Çerkini.

Ky rast fillimisht gjykohej nga trupi gjykues i udhëhequr nga ish-gjykatësi Sylë Lokaj, mirëpo pas pensionimit të tij, gjykatëse e rastit është caktuar Nushe Kuka-Mekaj.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), në Komunën e Gjilanit janë bërë dallavere me 18 tenderë, për çka ngarkoheshin ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa dhe 26 zyrtarë tjerë komunal dhe 9 operator ekonomik.

PSRK pretendonte se të akuzuarit kanë bërë kurdisjen e tenderëve, me qëllim që ato t’i fitojnë disa biznese të caktuara.

Në këtë rast, PSRK ngarkonte të akuzuarit me veprat penale të krimit të organizuar lidhur me veprën penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare si dhe keqpërdorimit të autorizimeve në ekonomi.

Në këtë rast, fillimisht kanë qenë të akuzuar 39 të pandehur, prej të cilëve 29 kanë qenë zyrtar komunal dhe 10 operator ekonomik, mirëpo ky numër është ulur në 36 pasi është pushuar procedura për të akuzuarit Heset Mahmuti dhe Behar Mehmetit kurse ndaj Burim Govorit është veçuar procedura.

Gjykata e Apelit, në shkurt të vitit 2019, kishte aprovuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), në rastin e ish-kryetarit të Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa dhe 39 të akuzuarve tjerë, duke vendosur kështu që të njëjtit të gjykohen për veprat për të cilat akuzohen.

Kështu, Apeli e ka ndryshuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Pejë, të 30 nëntorit 2018, në atë mënyrë që, kërkesat e mbrojtësve për hudhje të aktakuzës i ka refuzuar, ndërsa procedura tani në këtë çështje juridiko penale, sipas Apelit, duhet të vazhdohet sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, të parapara për caktimin e seancës së shqyrtimit gjyqësor.

Në këtë rast, PSRK ngarkonte të akuzuarit me veprat penale të krimit të organizuar lidhur me veprën penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare si dhe keqpërdorimit të autorizimeve në ekonomi.

“Gjykata e Apelit konstaton se në bazë të shkresave të lëndës, në rastin konkret ka prova të mjaftueshme nga të cilat rezulton dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit kanë kryer veprën penale në fjalë. Andaj gjykata e shkalles së parë obligohet të vazhdoj më tutje më procedim penal, të administroj provat, e pastaj ta marr një vendim të drejtë dhe të ligjshëm”, thuhej në njoftimin për media të Gjykatës së Apelit.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Pejë, në nëntor të vitit 2018, kishte refuzuar kërkesat për hudhjen e aktakuzës në rastin e ish-kryetarit të Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, i akuzuar për vepra penale të korrupsionit.

Në aktvendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, kjo gjykatë kishte theksuar se në rastin e Mustafës dhe të akuzuarve tjerë, s’ka elemente të veprës penale të krimit të organizuar.

Ndërsa, kishte pushuar procedurën penale ndaj të 10 të akuzuarve të cilët ngarkoheshin me veprën penale të keqpërdorimeve në ekonomi, dhe 19 të akuzuarve për keqpërdorim i detyrës zyrtare në bashkëkryerje, për shkak të parashkrimit relativ të veprës penale.

Prej 29 të akuzuarave se si grup kriminal kishin kryer veprën penale të korrupsionit lidhur me dhënien e tenderëve në Komunën e Gjilanit, sipas vendimit të gjykatës, vetëm 12 të akuzuar, do të ballafaqoheshin me akuzat e Prokurorisë Speciale për korrupsion dhe atë me kualifikim të ri të veprës penale.

Kjo pasi, Gjykata Themelore në Pejë, kishte refuzuar vetëm kërkesat e të pandehurve, Qemail Mustafa, Hatixhe Daku, Vehbi Geci, Ramush Musliu, Behar Mehmeti, Hamdi Ismajli, Fadil Osmani, Heset Asllani, Selver Xhelili, Qemajl Latifi, Naser Sylejmani dhe Nazim Jashari, e për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, ne shkelje te nenit 422 par.l dhe 2 pika 2.1 lidhur me nenin 31 të KPK-së.

Ndërsa, kishte pushuar procedurën penale për shkak të arritjes së parashkrimit relativ të ndjekjes penale ndaj te pandehurve: Drita Kajtazi-Bajrami, Agim Hoxha, Qefsere Sadriu, Enver Biqku, Asllan Mustafa, Muhamet Kastrati, Heset Mahmuti dhe Fatmir Halili, lIaz Rashiti, Musa Nasufi, Ibrahim Foniqi, Zeqirja Fazliu, Azem Mujku, Selvije Shefkiu- Mustafa, Ganimete Kastrati, Shemsedin Qerimi dhe per Merita Canaj-Shabani, që akuzoheshin për veprën penale keqpërdorimi i pozitës ose autoritetit zyrtar në shkelje të nenit 422 par.l dhe 2 pika 2..1 lidhur me nenin 31 te KPK-së .

Po ashtu, gjykata kishte bërë ndryshimin e kualifikimit juridik ndaj të akuzuarve, të cilit sipas këtij aktvendimi akuzoheshin se kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare në bashkëveprim, e jo si grup i strukturuar kriminal, siç pretendon Prokuroria Speciale.

Sipas aktvendimit të ish-gjykatësit Sylë Lokaj, të marrë më 30 nëntor 2018, kualifikimi juridik i aktakuzës së Prokurorisë Speciale, se ish-kryetari i Gjilani, Qemajl Mustafa dhe të tjerët kishin kryer veprën penale si grup i strukturuar kriminal nuk qëndron, duke bërë ndryshimin e veprës penale prej krimit të organizuar në veprën penale të cilësuar si bashkëkryerje.

Sipas vlerësimit të ish- kryetarit të trupit gjykues, Sylë Lokaj provat e paraqitura nga Prokuroria nuk e përmbushin kriterin minimal se ka ekzistuar grupi i strukturuar kriminal nga të pandehurit.

“Gjykata vlerëson se aktakuza nuk përmban asnjë provë që do të mbështetej dyshimi i bazuar mirë se ka ekzistuar grupi i organizuar kriminal, asnjë provë që sugjeron se të pandehurit, kanë pas çfarëdo lloj të strukturës së formalizuar. Aktakuza si e tillë për krim të organizuar i mungon përshkrimi, ajo nuk ka dëshmi për të mbështetë dyshimin e bazuar se të paktën, njëri prej të pandehurve të ketë qenë pjesë e grupit kriminal të organizuar”, theksohej në vendim e ish- gjykatësit Lokaj.

Prokuroria i akuzonte pronarët e bizneseve të cilët kishin aplikuar për tenderë të ndryshëm në Komunën e Gjilanit, se kishin bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe me ish-kryetarin e Gjilanit, Qemajl Mustafa dhe Hatixhe Daku, se në procesin e fitimit të tenderëve dhe kishin pas kontakte me të akuzuarin Qemajl Mustafa dhe Hatixhe Dakun për të ndikuar në procedurat e prokurimit.

Mirëpo, sipas gjykatës së shkallës së parë, përshkrimi i gjendjes faktike nuk e arsyeton akuzën për veprën penale të keqpërdorimit të autorizimeve në ekonomi.

“Gjykata vlerëson se aktakuza nuk përmban prova që vërtetojnë dyshimin e bazuar mirë se të pandehurit në veprimet e tyre, t’i kenë tejkaluar kufinjtë e përcaktuar ose t’i kenë shkelur rëndë rregullat e aktivitetit të biznesit. Përderisa nuk ka prova që e vërtetojnë këto elemente të veprës penale, nuk mund të jetë bazë për një vepër penale të keqpërdorimit të autorizimeve në ekonomi”, thuhej në vendim.

Për më tepër, sipas shkallës së parë, sjelljet e pronarëve të bizneseve kundër ish-kryetarit të Gjilanit, Mustafa, nuk mund të trajtohet si vepër penale, por si lobim dhe aktivitet i bizneseve për të bindur autoritetet t’i mbështetin ato për arritjen e epërsive, e në rastin konkret, për fitimin e një kontrate në procedurë publike të prokurimit.

“Ky aktivitet nuk tejkalon kufinjtë e përcaktuar me ligj ose rregullat e aktivitetit të biznesit, nuk mund të jetë bazë për një vepër penale të keqpërdorimit të autorizimit në ekonomi”, theksohej në vendim.

Ndërsa, kundërshtimet ndaj provave te paraqitura nga avokatët mbrojtës të të pandehurve, për secilin veç e veç, janë refuzuar si të pabazuara dhe do të administrohen në shqyrtim kryesor.

Ish-kreu i Gjilanit Qemajl Mustafa dhe të akuzuarit e tjerë, në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 21 nëntor 2017, janë deklaruar të pafajshëm për veprën penale që i ngarkon kjo aktakuzë.

Ish- gjykatësi Lokaj, me aktvendim e kishte hudhur si pjesërisht të parregullt aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për sa i përket pikave . I, II, III, IV, V, VI, VII, VIU, X, XI, XII, XIV, XV, XVI, XVII, XVIII. Ndërkaq kishin mbetur në fuqi pikat IX dhe XIII të aktakuzës.

Më 22 shtator 2017, Gjykata e Apelit e kishte aprovuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), sipas të cilit, Mustafa dhe të tjerët kthehen në bankën e të akuzuarve për të gjitha pikat e aktakuzës.

Ndërsa, më 18 prill të këtij viti, Gjykata Themelore në Pejë, me aktvendim, e ka konfirmuar aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, me të cilën ish-kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa dhe 35 të akuzuarit e tjerë ngarkoheshin me veprat penale “krim i organizuar”, “shpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” si dhe “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”.

Kurse, më 14 shtator 2018 Apeli e ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Pejë, e cila në prill të këtij viti, e kishte konfirmuar aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ndaj Qemajl Mustafës dhe të tjerëve.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 16 shtator 2016 kishte ngritur aktakuzë ndaj Qemajl Mustafa, Hatixhe Daku, Vehbi Geci, Qefsere Sadriu, IIjaz Rashiti, Musa Nasufi, Muhamet Kastrati, Heset Mahmuti, Fatmir Halili, Drita Bajrami, Agim Hoxha, Ramush Musliu, Selvije Shefkiu, Ganimete Kastrati, Shemsedin Qerimi, Merita Canaj-Shabanaj, Ibrahim Foniqi, Behar Mehmeti, Hamdi Ismajli, Fadil Osmani, Heset Asllani, Selver Xhelili, Qemajl Latifi, Enver Biqku, Asllan Mustafa, Naser Sylejmani, Zeqirja Fazliu, Azem Mujku, Nazmi Jashari, Basri Kqiku , Avdi Pireva, Rrustem Hajdari, Florim Zuka, Skender Imeri, Naser Mehmeti, Mejdi Ahmeti, Burim Govori, Asllan Asllani dhe Asllan Syla, për veprat penale “krimi i organizuar”, “shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit” dhe “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”.

Sipas aktakuzës, zyrtarët duke vepruar në cilësinë e personave zyrtarë, kanë keqpërdorë detyrën zyrtare, duke i tejkaluar kompetencat e tyre ose duke mos i përmbushur detyrat e tyre zyrtare. Ndërsa, të pandehurit tjerë duke vepruar si pronarë apo përfaqësues të këtyre operatorëve ekonomik, kanë ushtruar veprimtari ekonomike me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për operatorin ekonomik tjetër, me rastin e ofertimit në aktivitete të prokurimit, pranë asaj komune.

Sipas provave, të cilat i janë bashkëngjitur aktakuzës, ish-kryetari i asaj komune, ka koordinuar me veprimtarinë e këtij grupi rreth kurdisjes së aktiviteteve të prokurimit, përcaktimit të fituesit të tenderit, gjithmonë duke u dakorduar paraprakisht me tani të pandehurit më saktë pronarët apo përfaqësuesit e operatorëve ekonomik (bizneset) e cekura në aktakuzë.

Ndryshe, procedura ka pushuar për të akuzuarit Heset Mahmuti dhe Behar Mehmetit kurse ndaj Burim Govorit është veçuar procedura.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera