Fokus

Prokuroria jep detaje të reja: U gjuajtën për shkak të një borxhi, tre të plagosur në Breznicë

Autori: Elvira Haxhiu 15:30 | 15 November 2022

Një person është plagosur me armë zjarri të martën në oborrin e një kazinoje në fshatin Breznicë të Komunës së Bujanocit, shkruan Gazeta Infokus.

Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka arrestuar nëntë të dyshuar.

Derisa nga Prokuroria Themelore e Gjilanit kanë treguar për shkaqet se cilat besohet se kanë çuar deri të incidenti.

-Advertisement-

Në një përgjigje për Infokus, nga kjo prokurori kanë thënë se deri të ky incident ka ardhur si shkak i një konflikti të mëhershëm për një borxh.

Sipas prokurorisë deri më tani janë plagosur tre persona.

“Sa i përket shkaqeve që kanë quar deri te incidenti, sipas dyshimeve te para janë për shkak të një konflikti të mëhershëm, në lidhje me ndonjë borxh paraprak, ku deri me tani janë të plagosur 3 persona , ndërsa me urdhër të prokurorit janë ndaluar fillimisht gjashtë (6) persona , e më pas edhe tre (3) te tjerë, gjithsej nëntë (9) persona”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Prokurorisë Themelore të Gjilanit.

Ndërkaq, nga kjo prokurori kanë njoftuar se pas masës së ndalimit kanë filluar me hetimin e rastit ku brenda afatit ligjor pritet të ushtrojë masën për caktimin e paraburgimit.

LEXO EDHE: Plagoset një person në oborrin e një kazinoje në Breznicë të Bujanocit, Policia e Kosovës arreston nëntë persona

Ndryshe, sipas raportit fillestar të Policisë së Kosovës për rastin në fjalë, gjendja e të plagosurit i cili u qëllua më armë të hënën është jashtë rrezikut për jetë.

Njësiti Rajonal i Hetimeve në koordinim të plotë me Prokurorin e Shteti janë duke i hetuar rrethanat se si ka ndodhur rasti, rast i cili sipas Prokurorit të Shteti është cilësuar ,,Vrasje në tentativë’’”, thuhet në komunikatën e PK-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera