Lajme

Prokuroria jep detaje për shpëṛthimin në Zubin Potok: Po punohet në zbardhjen e rastit

Autori: Gazeta inFokus 22:40 | 29 November 2024

Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka dal tashmë në vendin ku ka ndodhur shpërthimi në Zubin Potok.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Mitrovicë, Valon Preteni, ka bërë të ditur se prokurori është në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, si edhe me Prokurorinë Speciale dhe Njësinë antiterrorit.

“Po, në vendin e ngjarjes ka dalur menjëherë prokurori kujdestar bashkë me ekipet e Policisë, është në kontakt dhe bashkëpunim edhe me Prokurorinë Speciale dhe Njësinë e Antiterrorit. Është duke u punuar për zbardhjen e këtij rasti.”, bëri të ditur për Nacionalen, Preteni.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera