Lajme

Prokuroria jep detaje për rastin – Dyshohet se djali vrau aksidentalisht babain në Strellc

Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 23 July 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në oborrin e një stani në Bjeshkët e Strellcit, në komunën e Deçanit, ku, sipas informacioneve fillestare, një person ka humbur jetën, shkruan Gazeta Infokus.

Lidhur me rastin ka folur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi, i cili tha Infokusit se Prokurori i Shtetit dhe të gjitha njësitet relevante ndodhen në vendin e ngjarjes.

“Prokurori i Shtetit dhe të gjitha njësitet relevante ndodhen në vendin e ngjarjes. Jam duke marrë informata. Pasi të konfirmojmë rrethanat e rastit, do të njoftojmë zyrtarisht”, deklaroi Nikqi.

-Advertisement-

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike, ndërsa priten informacione shtesë pas përfundimit të veprimeve hetimore në terren./Gazeta Infokus

I biri e privoi nga jeta prindin në oborrin e një stani në Strellc

 

Tragjike: Djali dyshohet se e vrau aksidentalisht babanë në Deçan

LAJMI I FUNDIT: Një person i vdekur në Strellc të Deçanit

 

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy