Prokuroria e Pejës për nëntë muaj akuzon 150 persona për dhunë në familje
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/09/Prokuroria-Peshorja-2-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
14:01 | 14 September 2022
Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë të ditur se gjatë periudhës kohore janar- shtator të këtij vitit, ka ngritur 146 aktakuza, kundër 15 personave për veprën penale “Dhunë në familje”.
Në periudhën nëntë mujore të këtij viti, Prokuroria Themelore në Pejë ka akuzuar 133 persona të gjinisë mashkullore, kurse 17 janë nga gjinia femërore.
Nëpëmjet një kumtese për media thuhet se gjatë kësaj kohe janë trajtuar si viktima të dhunës në familje gjithsej 154 persona, prej tyre 125 të gjinisë femërore, kurse 29 janë viktima të gjinisë mashkullore.
Gjatë trajtimit të këtyre rasteve nga Prokurori i Shtetit, janë bërë 35 kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit për personat e pandehur dhe në gjashtë raste është propozuar për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik.
Prokuroria Themelore në Pejë inkurajon të gjithë viktimat e rasteve të dhunës në familje që t’i raportojnë raste në ketë prokurori apo në Policinë e Kosovës.
omunikata e plotë:
Prokuroria e Pejës për 9 muaj akuzon 150 persona për dhunë në familje
Pejë, 14 shtator 2022-Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se gjatë periudhës kohore janar- shtator të këtij vitit, ka ngritur 146 (njëqindedyzetegjashtë) aktakuza, kundër 150 (njëqindepesëdhjetë) personave për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Në periudhën 9 mujore të këtij viti, përkatësisht nga muaji janar gjer në muajin shtator të vitit 2022, Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur 146 (njëqindedyzetegjashtë) aktakuza, kundër 150 (njëqindepesëdhjetë) personave për veprën penale “Dhuna në familje”, ku 133 (njëqindetridhjetë) persona të akuzuar janë të gjinisë mashkullore, kurse 17 (shtatëmbëdhjetë) janë nga gjinia femërore.
Në Prokurorinë Themelore të Pejës gjatë kohës se lartcekur janë trajtuar si viktima të dhunës në familje gjithsej 154 (njëqindepesëdhjetekatër) persona, prej tyre 125 (njëqindenjëzetepesë) të gjinisë femërore, kurse 29 (njëzetenëntë) viktima të gjinisë mashkullore.
Gjatë trajtimit të këtyre rasteve nga Prokurori i Shtetit, janë bërë 35 (tridhjetepesë) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit për personat e pandehur dhe në 6 (gjashtë) raste është propozuar për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik.
Prokuroria Themelore në Pejë inkurajon të gjithë viktimat e rasteve të dhunës në familje që t’i raportojnë raste në ketë prokurori apo në Policinë e Kosovës.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore.png)
Të tjera
-
Katër shtete ballkanike në terr, Reuters raporton si u ndërpre energjia në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje dhe Kroaci
“Reuters” raporton se si këtë të premte një ndërprerje e madhe e energjisë el...
-
Dasma e vajzës të Ethem Çekut, tre Kryeministrat e AAK’së, ish-Presidenti dhe biznesmeni i njohur bashkë në tavolinë
Është martuar sonte vajza e ish-ministrit Ethem Çekut. Ka qenë lideri i AA...
-
“Nuk jam mirë psikologjikisht”, Olena Zelenska: Ju rrëfej tmẹrret e pushtimit rus
Për shumë njerëz në Ukrainë, nuk është presidenti Volodymyr Zelenskyy, me fja...
-
Borrell pas takimit me Gjuriqin: Zbatimi i angazhimeve të dialogut janë kyçe për integrimin e Serbisë në BE
Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë në Bashkimin...
-
OBSH: Vapa ekstreme në Gaza mund të përkeqësojë krizën shëndetësore për palestinezët
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi sot se temperaturat ja...
-
Abdixhiku pas vḍekjes së Hava Malokut: Me të u shua edhe një copëz e historisë së takimeve për çdo 11 janar
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vdekjes së gruas së veprim...
-
Kurti e konsideron sukses diplomatik ndërrimin e objektit të një konsullate
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se gjatë qëndrimit në Hamburg e ka vizit...
-
Vḍes gruaja e Enver Malokut
Ka vdekur Hava Maloku, gruaja e Enver Malokut, kreut të Qendrës Informative t...
-
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr këto vendime
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike. Në këtë m...
-
Tahiri: Problemi kryesor në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës është përbërja
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik...
-
Vrạsja e Ivanoviqit, prokurori Qerkini tërhiqet nga ndjekja e Rade Basaras
Ka vazhduar gjykimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e politikanit serb, Oliver ...
-
Kroacia me mbështetje për vendet e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, ...