Projektligji për Trustin gjatë nëntorit hidhet në votim

Autori: Gazeta inFokus
20:18 | 01 November 2022
Projektligji për Trustin pritet që në fund të muajit nëntor të hidhet për votim në Kuvendin e Kosovës, meqë i njëjti pak ditë më parë u është shpërndarë deputetëve.
Deputeti Bekim Haxhiu e ka cilësuar domosdoshmëri tërheqjen e këtyre mjeteve financiare, për shkak të krizës ekonomike në vend. Derisa, po për tërheqjen e këtyre mjeteve një grup qytetarësh të shtunën e 5 nëntorit do të organizojnë protestë para objektit të Qeverisë së Kosovës.
Fundi i muajit nëntor do të rikthejë diskutimet e të zgjedhurve të popullit për tërheqjen e mjeteve financiare nga Trusti.
Deputetët e Kuvendit sërish do të kenë mundësi të votojnë pro ose kundër tërheqjes së këtyre mjeteve.
Deputeti PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se kërkesa e tyre është e drejtë dhe e domosdoshme për shkak të krizës ekonomike dhe pamjaftueshmërisë së skemave sociale.
E këtyre diskutimeve do t’i paraprijë edhe një protestë e qytetarëve të cilët të shtunën e 5 nëntorit do mblidhen para objektit të qeverisë.
Visar Dili, bashkëorganizator i protestës ka thënë që pritshmëritë e tyre për pjesëmarrje janë të mëdha, pasi kriza ekonomike vetëm sa po thellohet në vend.Pro tërheqjes së këtyre mjeteve është shprehur edhe njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj.
Megjithatë, Kadriaj ka thënë që është skeptik që mazhoranca do të votojë për kalimin e projektligjit që mundëson një gjë të tillë.Projektligji për plotësim-ndryshimin e Ligjit për fondin Pensional të Kosovës, ishte hedhur në votim më 23 qershor, por nuk ishte miratuar pasi partia në pushtet, Vetëvendosje ishte kundër kësaj nisme ligjore.

Të tjera
-
Thaçi shihet përtej xhamit të zi të veturës së EULEX-it duke bërë me gisht teksa largohet nga shtëpia
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka qëndruar për rreth dy orë në shtëp...
-
Rrezikimi i jetës së pacientëve nga kontrasti kinez në QKUK, institucioneve nuk i bëhet vonë të kryejnë hetimet
Ka më shumë se një muaj që Inspektorati Farmaceutik po pret rezultatin e një ...
-
Bastisja në Ministrinë e Bujqësisë, flet Ministri Peci
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhillimit Rural, Faton Peci, ka folur pë...
-
Hashim Thaçi përfundon vizitën edhe në shtëpi, momenti kur largohet (PAMJE)
Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përfunduar vizitën edhe tek familja...
-
Ish-deputeti i Vetëvendosjes, kandidat për drejtor të QKSUK-së
SHKSUK ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për drejtor të QKSUK-së, në...
-
Raportohet se Thaçi do të qëndrojë dy ditë në Burojë
Mëngjesin e së premtes, ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi arriti në Buro...
-
Policia kapi në flagrancë një fajdexhi në Prizren, prokuroria kërkon paraburgimin e tij
Një person me inicialet Z.V. është arrestuar në flagrancë nën dyshimin se ka ...
-
Erion Veliaj ka kërkuar konsultë me psikiatrin në burg: S’jam mirë mendërisht
Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit pas arrestimit nga SP...
-
Shënohet viktima e 16-të e shembjes së tendës së stacionit të trenave në Novi Sad
Një i ri i cili mbeti i plagosur rëndë nga shembja e një tende në stacionin h...
-
Trump paralajmëron: Ata që sabotojnë makinat Tesla mund të përballen me 20 vjet burg
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se njerëzit që kapen duke e sabotu...
-
Shtëpia e Thaçit po mbikëqyret edhe nga policë të Kosovës
Shtëpia e ish presidentit Hashim Thaçi ku tashmë ai ka arritur për vizitë pas...
-
DHTIK i bën thirrje ZRRE-së që të shtyjë vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë tha se e ka pritur me shqetësim të ...