Lajme

Projekltigji për Specialen kalon në Komision, Qorrolli: Qasja që PDK ka ndjekur s’na ka bindur, por vota jonë është pro

Autori: Gazeta inFokus 08:52 | 05 October 2026

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar ka marrë mbështetjen unanime të Komisionit për Legjislacion.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Vigan Qorrolli, ka bërë të ditur se të nëntë anëtarët e Komisionit kanë votuar pro projektligjit në parim.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Vigan Qorrolli, tha se kundërshtimet dhe reagimet ndaj kësaj strukture normative, sipas tij, është dashur të bëheshin në vitin 2015 dhe jo tani.

-Advertisement-

“Reagimet dhe kundërshtimet që janë bërë kundër kësaj strukture normative që e ka bërë Kuvendi i Kosovës, është dashur të bëheshin në verën e vitit 2015, e jo në vjeshtën e vitit 2026”, deklaroi Qorrolli.

Ai theksoi se Komisioni është i unifikuar sa i përket qëndrimit për ndryshimet ligjore.

“Jemi në një situatë ku ne si komision, të gjithë njëzëri do ta miratojmë. Ne jemi këtu për të dhënë votën tonë pro këtyre ndryshimeve në ligj”, tha Qorrolli.

Kështu, Komisioni e ka miratuar me votë unanime në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, duke i hapur rrugë shqyrtimit të tij në seancën plenare të Kuvendit

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy