Lajme

Profesori shpjegon pse identiteti kombëtar nuk është fluid, merr shembull arbëreshët e Italisë

Autori: Gazeta inFokus 21:11 | 09 April 2023

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka shpjeguar në një status në Facebook se pse identiteti kombëtar nuk është fluid dhe i ndryshueshëm sipas rrethanave. Ai si shembull për këtë merr arbëreshët e Italisë që ende ruajnë simbolet dhe gjuhën kombëtare shqiptare.

“Sociologët na thonë se identiteti është diçka fluide, diçka që transformohet dhe evoluon vazhdimisht. Por ja një shembull që provon të kundërtën: Arbëreshët në një ditë pashke, duke festuar si të parët e tyre këtu e 500 vjet më parë. Kujtimi i tyre për Motin e Madh jo vetëm që i ka ruajtur nga asimilimi etnik, por ka shërbyer për të nisur edhe vetë rizgjimin kombëtar të të gjithë shqiptarëve”, shkruan ai në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera