Lajme

Idetë e Mergim Lushtakut “mollë sherri” në Vetëvendosje

Autori: Gazeta inFokus 23:49 | 31 January 2025

Heqjen e ndalesës për importimin e veturave më të vjetra se dhjetë vjet kategorikisht e kundërshtonin Mimoza Kusari e Fitore Pacolli. Mirëpo, kryeministri Albin Kurti po i përdor cep më cep për fushatë propozimet e Mergim Lushtakut të PDK-së

Propozimi i Mergim Lushtakut, 100-shit të PDK-së, për heqjen e kufizimit 10 vjeçar për veturat e importuara po përdoret si premtim në fushatë.

Këtë radhë edhe nga kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, kryeministri Albin Kurti i cili u premtoi qytetarëve se nëse fiton, do ta heqë kufizimin për importimin e veturave më të vjetra se 10 vjet.

-Advertisement-

Kjo ide dhe propozim i Lushtakut, qe shpalosur qysh vitin e kaluar por hasi në rezistencë nga pushteti.

Në tetor të vitit 2024, Lëvizja Vetëvendosje, kishte votuar kundër propozimit që të ndryshohej ligji aktual.

Ironia këtu rrjedh nga fakti se Kurti, me idenë e Lushtakut bëri fushatë në Gjakovë,  kurse deputetja e VV-së nga po ky qytet, Mimoza Kusari,  vitin e kaluar jo vetëm e kundërshtonte këtë propozim, por edhe shihej nëpër pamje televizive teksa u kërkonte e i “urdhëronte”  deputetët e Vetëvendosjes që të votojnë kundër.

Po nga kjo parti, edhe kryetarja e komisionit që është marrë me këtë çështje, Fitore Pacolli, tash kandidate për deputetë, u pati bërë thirrje deputetëve të votojnë kundër

Komisioni ka shqyrtuar propozimet të cilat kanë ardhë nga deputeti, komisioni mendon se propozimet janë joprofesionale prandaj kërkojmë nga deputetët që mos t’i votojnë.”, pati thënë Pacolli e Vetëvendosjes.

Lushtaku, i cili po garon për edhe një mandat në Kuvendin e Kosovës, ndryshimet në ligj i pati bazuar në shqetësimin e familjeve me të ardhura më të vogla, të cilat nuk kanë mundësi të blejnë vetura të shtrenjta, por edhe në krijimin e mundësive që të njejtit t’i heqin nga përdorimi veturat e stërvjetruara të cilat ende qarkullojnë nëpër komunikacion vetëm nga shkaku se ato tashmë me dekada gjenden në Kosovë.

Tutje, Lushtaku ka bërë me dije se ndryshimet që ai i ka kërkuar, e që zanafillën e kanë në mirëqenien e qytetarëve, shpesh janë penguar nga inatet e imëta dhe politikat perfide të cilat i ka shfaqur shpesh herë pushteti i Vetëvendosjes.

“Në aspektin e arritjes politike, nëse më lejoni të ju them këtu, është më shumë dëshprimi që e kemi në Parlamentin e Kosovës edhe kur kemi iniciativa të mira për vendin, për të gjithë qytetarët siç ka qenë largimi i ndalesës për importimin e veturave më të vjetra se dhjetë vjet dhe ta pranojnë prapa kamerave që është  drejtë, e unë kam pas me e propozuar dhe për shkak se ti e ke propozuar, si krah i opozitës, nuk mundemi me të mbështet…Është për keqardhje pse nuk e tejkalojmë këtë inatin politik, kur çështja është në të mirën e vendit. Unë e kam thënë, jam i gatshëm të tërhiqem, vetëm propozoje ti, do ti kesh edhe votat e partisë time sepse është në interes të qytetarëve….por ja që e kemi parë një arrogancë dhe inat të madh në këtë parti që nuk shpjegohet me fjalë”, theksoi Lushtaku.

Ideja e Lushtakut ka hasur në përkrahje gjithëpopullore anembanë Kosovës. Rrjetet sociale janë stërmbushur me komente e video në përkrahje të kësaj ideje të 100shit të PDK-së.

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera