Lajme

Profesori serb: Vuçiq është President de facto i Listës Serbe, ai e financoi dhe ajo ndjek interesat personale të tij

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 04 September 2024

Profesori i Fakultetit Juridik në Mitrovicën Veriore, Dejan Miroviq, thotë se Lista Serbe e ka dështuar plotësisht popullin serb në Kosovë. Sipas tij, ajo ka ndjekur interesat personale të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Miroviq në një intervistë për agjencinë Beta tha se mes interesave të popullit serb dhe interesave private të Aleksandër Vuçiqit “Lista Serbe zgjodhi të jetë instrument i politikës antikushtetuese dhe ilegale të Vuçiqit”.

“Vuçiq e formoi, financoi dhe ishte presidenti i saj de facto dhe është ende presidenti i saj de facto. Prandaj ajo organizatë e dështoi plotësisht popullin serb dhe prandaj emri më i përshtatshëm për të do të ishte Lista e Vuçiqit,” tha ai.

-Advertisement-

I pyetur se cilat ishin gabimet më të mëdha të Listës Serbe, Miroviq tha se ndjekja e politikës së Vuçiqit pa diskutim çoi në faktin se të gjitha veprimet e Listës Serbe ishin të gabuara.

Miroviq ka theksuar se zyrtarët e Listës Serbe nuk e ndajnë fatin e popullit serb në Kosovë

“Shembulli më i mirë është ish-presidenti i tyre, Goran Rakiq, i cili nga ministër në qeverinë e Kurtit u bë përfaqësues republikan i Partisë Progresive Serbe (SNS). Zyrtarët e Listës Serbe ishin gjithmonë me autoritetet në Prishtinë dhe Beograd, të cilat ka punuar kundër interesave të popullit serb”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera